LAJMI I FUNDIT:

Leicester vazhdon rrugën drejt titullit (Video)

Leicester vazhdon rrugën drejt titullit (Video)

Leicester City ka shënuar fitore me rezultat 1-0 kundër Newcastles.

Ëndrra e Leciester Cityt për titull kampioni është duke vazhduar. Liderët e Ligës Premier kanë shënuar fitore të vështirë kundër një skuadre që lufton për mbijetesë si Newcastle.


Shinji Okazaki hapi takimin me një super gol në minutën e 25-të.

Newcastle provoi shumë që të barazoi rezultatin, por nuk arriti edhe pse kishte disa raste të dyshimta për penallti.

Me këtë fitore dhelprat kanë 63 pikë, pesë më shumë se Tottenham. /Telegrafi/

1-0: Leicesteri kalon në epërsi ndaj Newcastle.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-14