Nëpunësit e administratës publike – shtetërore janë të politizuar dhe ky politizim për fakt të keq nuk i lë as të kërkojnë të drejtat e tyre, ku ka shkelje dhe kërcënime, që i bën shërbyesit civil shumë të pasigurt në reagimet e tyre. Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i Sindikatës së Administratës Publike, Ndue Kalaj, i cili tha se punëtorët e kësaj kategorie vazhdojnë të përballen me një gjendje të keqe materiale e sociale.
“Sa i përket pozitës materiale, nënpunësit civilë i kanë pagat më të ulëta nga të gjitha kategoritë e tjera që financohen nga buxheti i Kosovës. Do të thotë, pagat i kanë më të ulëta, sigurinë nuk e kanë. E dyta, avancimet bëhen vetëm në qoftë se i përket spektrit ose je njeri i dëgjueshëm. Nuk ka pse je i aftë, me shku t’i përpara. Ende nuk është krijuar ajo bindje se pa marrë parasysh a i përkasim këtij apo atij spektri, jam ekspert i kësaj lëmie dhe duhet të marrë këtë resort. Kjo ende tek ne mungon, dhe mungesa e kësaj është shu më problematike se ka ndikuar edhe në ngecjen e zhvillimit të Administratës Publike në përgjithësi”, tha Kalaj.
Ai thotë se ndonëse organizimi sindikal në Kosovë është i rregulluar me ligj, sindikata vazhdon të mos përfillet nga Qeveria e Kosovës, të cilët sipas tij nuk i pranojnë as në raste kur duan të takohen me ta.
Sipas Kalajt, ky ligj është i vitit 2011, por ai nuk zbatohet fare qoftë në nivel lokal apo atë qendror.
Çështja e pagave nuk është i vetmi hall i nënpunësve civilë sipas Kukajt. Ai tregon edhe sfidat e tjera me të cilat përballen. Mos informimi objektiv dhe i drejtë, mos mbrojtja e të drejtave të punëtorëve nga institucionet dhe frika e rrezikimit të vendit të punës nga deklarimi i shkeljeve që u bëhen janë vetëm disa nga sfidat e tjera të përditshme të nënpunësve civilë, sipas kryetarit të Sindikatës, Ndue Kalaj.
“Nëpunësit e Administratës Publike për fat të keq përballen me shumë sfida. Më e keqja është mos informimi objektiv dhe i drejtë… Ne punëtorët informohemi përmes lajmeve, që do të thotë që nuk ka informim objektiv, gjë që është shumë e rrezikshme. E dyta, nënpunësit e Administratës Publike shtetërore janë të politizuar dhe ky politizim për fakt të keq nuk i lë as të kërkojnë të drejtat e tyre… Ka shkelje drastike të drejtave të punës në shërbimin civil të Kosovës, shumë të lajmruara, shumë të palajmëruara, shumë të kërcënuar, që i bën shërbyesit civilë shumë të pasigurtë në reagimet e tyre”, tha Kalaj.
Ai tha se Qeveria e Kosovës qe 15 vjet është duke hezituar që punëtorëve të administratës, që janë larguar me dhunë nga puna t’ua paguajë stazhin e punës.
Sipas tij, Qeveria nuk i pranon as 13 apo 14 vite punë, por duhet gjithsesi të kesh 15 vite stazh pune, për të shkuar në pension kontributdhënës që paguhet 158 euro.
Ndërsa, sipas Kalajt, në qoftë se ke edhe një muaj më pak, atëherë kalon në pension me 70 euro, siç e thotë ai, sikur të mos kenë punuar as një ditë të vetme.
“Viti 1990 deri në vitin 1999 ka qenë periudhë e luftës dhe në periudha të luftës vlejnë ligjet e luftës. Edhe unë kam pasur dëshirë të punoj dikun, por 10 vite kam qëndruar rrugëve duke u sjellur dhe duke punuar nëpër tregje për të siguruar bukën dhe ekzistencën”, tha ai.
Nga SPAK–u thonë se Shërbimi Civil i Kosovës ka shumë për të punuar, por për këtë ka nevojë që në pozita menaxheriale të ketë profesionistë, të cilët ngrisin cilësinë dhe shkathtësitë e nënpunësve. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite