Kur ra Muri i Berlinit e bashkë me të edhe kampi komunist, perandoria sovjetike hapi kufijtë për shumë kombe që jetuan dhunshëm në Sovjetin Suprem për më shumë se shtatëdhjetë vjet. Miliona jorusë u masakruan kolektivisht. Kampi demokrat kishte informacione për zhdukje masive, por ndërmarrjet ishin të pamundura, derisa përballë kishte murin e Luftës së Ftohtë.
Kur shefi i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, në vitin 1989 urdhëroi hapjen e kufijve, në perandorinë famëkeqe sovjetike kishte rreth 1.6 milionë hebrenj të cilët pritën orën e madhe të largimit nga perandoria komuniste. Shumë nga ata që kishin ëndërruar Izraelin, u nisën për atje dhe jo pak nga ata mësynë Evropën. Por, kapërcimi i kufijve për hebrenjtë e pafat nuk ishte i lehtë. Rusët vunë kushte. Familjet hebraike që donin të iknin nga Rusia komuniste, nuk mund t’i shitnin pronat. Përveç petkave të trupit nuk mundën t’i merrnin as gjësendet me vlerë. Rusët vendosën të ashtuquajturën exit-tax (taksë të daljes), që nënkuptonte moslejimin e shitjes së pronës. Hebrenjtë mund të pajiseshin me pasaportë, me kusht që të hiqnin dorë nga pronat e tyre që i kishin krijuar me djersë ndër shekuj.
Odiseada e hebrenjve për t’u larguar nga Rusia nisi në vitin 1989 dhe zgjati deri në vitin 2006. Mijëra hebrenj në kufijtë rus u detyruan të gëlltitnin diamante dhe gjësende tjera me vlerë, më saktë të shpëtonin atë që mund të shpëtohej. Gjatë 17 viteve, afro 1 milion hebrenj u vendosën në Izrael, të tjerët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë.
Hebrenjtë e ikur nga Rusia kur u vendosën në Izrael, u përballën me një sfidë tjetër. Megjithëse atyre nga shteti i Izraelit iu ofruan shtëpi dhe para për të nisur jetën, nga hebrenjtë vendës nuk mund të duronin nofkën “hebre rus”, apo thirrje të tipit: “Ah, ju jeni hebrenjtë rusë!”. Shumë nga këta të fundit të dëshpëruar vendosën të largohen nga Izraeli. Hodhën plaçkat në krah dhe ikën sërish. Rinisi një eksod i ri hebraik dhe vendosën për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Evropë dhe kudo tjetër, me kusht që askush të mos mund të drejtonte gishtin në drejtim të tyre për të ironizuar me origjinën nga kishin ardhur.
Një fat të këtillë si hebrenjtë “rusë” kur u kthyen në Izrael përjetojnë edhe shqiptarët nga Kosova sa herë ndodhen në Shqipëri – zyrtarisht e privatisht. Shtetasit e kësaj të fundit, assesi nuk pranojnë identitetin nacional të shqiptarëve nga Kosova dhe kënaqen me thirrjen: “Kosovarë!”. Ky term, i cili përdoret si identitet nacional për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë administrative, nuk ka nisur me rënien e kampit komunist – siç mendojnë disa. Në libra të ndryshëm historikë dhe në periodikun shqiptar të kohës, gjatë gjithë shekullit XX kudo i gjejmë termat si “kosovari Hasan Prishtina”, “një grup kosovarësh kapërceu kufirin…”, “delegacioni kosovar” apo “futbollistët kosovarë në kombëtaren shqiptare”.
Viteve të fundit në skenën politike në Kosovë u shfaqën edhe lëvizje politike që në program politik kanë bashkimin kombëtar, pa i trajtuar çështjet elementare midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe pa provuar t’i mënjanojnë keqkuptimet elementare midis shqiptarëve dhe “kosovarëve”. Me gjithë insistimin e shqiptarëve nga Kosova për t’u bashkuar me Shqipërinë, shtetasit e kësaj të fundit mbajnë qëndrim të ftohtë dhe tërësisht indiferent për projektin e shqiptarëve të Kosovës. Jo rrallë këto nisma ironizohen nga vet kreu i shtetit shqiptar deri në përbuzje. Shqiptarët e Kosovës në të njëjtën mënyrë janë ironizuar si nga Jugosllavia e Versajës e dominuar nga serbët, si nga komunistja gjatë gjithë shekullit njëzet. Zyrtarisht regjimi jugosllav për shtetasit shqiptar përdorte termin “albanci”, ndërsa për shqiptarët e Kosovës “shiptari”.
Shqiptarët e Kosovës të sfiduar midis termave “kosovar” dhe “shiptar”, nuk kanë rrugë tjetër veçse të sforcojnë shtetin e tyre. Të shtojnë respektin për institucionet e Republikës e simbolet e saj dhe të synojnë seriozisht Evropën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj