LAJMI I FUNDIT:

Gazeta serbe reagon ndaj vizitës që delegacioni nga Sanxhaku bëri tek Memoriali në Prekaz dhe varri i Shaban Polluzhës

Gazeta serbe reagon ndaj vizitës që delegacioni nga Sanxhaku bëri tek Memoriali në Prekaz dhe varri i Shaban Polluzhës

Gazeta serbe Kurir e ka quajtur Adem Jasharin “terrorist famëkeq”, kur ka shkruar për një vizitë që Ahmedin Dino Shkrijelit – sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sulejman Ugljaninit, deputetit serb nga Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut dhe presidentit të Këshillit Kombëtar Boshnjak – ia bëri Memorialit e Dëshmorëve në Prekaz.

Shkrijeli kryesoi një delegacion prej 50 pjesëtarëve, të cilët kanë vizituar edhe varrin e Shaban Polluzhës, një shkollë që mbanë emrin e tij, si dhe pasardhësit e heroit.

Kuriri Polluzhën e quan “fashist i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka kryer krime të shumta ndaj serbëve të Kosovës”.


Artikulli thekson edhe faktin se Shkrijeli ka lavdëruar shumë shqiptarët dhe se serbët i ka quajtur agresorë.

Në artikull thuhet se Këshilli Kombëtar Boshnjak vjedh nga buxheti i Serbisë 220,000 euro në vit, duke folur për fondet që merr kjo organizatë.

Shkrijel shprehu kënaqësi të veçantë që ndodhej në shkollën e cila mban emrin e “Komandantit dhe mbrojtësit të Sanxhakut – Shaban Polluzhës”.

“Para se të nisem për këtë vizitë, një mik i imi kur kuptoi se do vijë për vizitë në Polluzhë më tha ‘ju po e kryenit një haxh të vogël. Ne në Këshillin Kombëtar Boshnjak jemi duke punuar dhe dashtë Zoti do t’ia arrijmë që në shkollat tona fëmijët tanë të mësojnë se nga kush kemi qenë të rrezikuar nga shfarosja dhe kush na ka mbrojtur”, tha Shkrijeli. “Falë ndihmës dhe kontributit të Shaban Polluzhës, komandantëve tjerë dhe mbi 3000 luftëtarëve nga Kosova, popullata e Sanxhakut, posaçërisht ajo e Pazarit i ka rezistuar shfarosjes”.

Me delegacionin ishte edhe një profesoreshë e historisë, Vasvija Gusinac, e cila tha se është tejet e emocionuar dhe falënderon zotin që ndodhet sot në mesin e pasardhësve të heroit Shaban Polluzha.

“Asnjëherë, në asnjë moment nuk janë lënë anash kujtimet për ndihmën e luftëtarëve të cilët nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës kanë dhënë edhe jetën e tyre për ta mbrojtur Sanxhakun nga armiku ynë i përbashkët”, tha ajo. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori