LAJMI I FUNDIT:

Prodhimet kosovare promovohen në Tiranë

Prodhimet kosovare promovohen në Tiranë

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka mbështetur gjashtë kompani që merren me përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobileve që t’i ekspozojnë produktet e tyre gjatë Panairit Ndërkombëtar të Mobilierisë “Shqipëria 2016”, që mbahet në Tiranë të Shqipërisë.

Në këtë panair, kompanive nga Kosova do t’u mundësohet promovimi i produkteve të tyre, njëherësh krijimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompanitë e tjera pjesëmarrëse. E gjitha bëhet me synimin që kompanive vendëse t’u ofrohen mundësi për qasje më të lehtë në tregjet rajonale.

Kompanitë kosovare të përpunimit të drurit që marrin pjesë në panairin janë: “Gateri”, “Sharra”, “Lesna”, “Daqa”, “Koba”, “Hoti”;


Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe USAID – Empower projekt.

Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë “Shqipëria 2016” mbahet për të 13-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do të jetë i hapur nga data 11 deri 14 mars. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori