LAJMI I FUNDIT:

Ja imamët nën “lupën” e SHISH-it për terrorizëm

Ja imamët nën “lupën” e SHISH-it për terrorizëm

Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, prej muajsh ka hetuar e vëzhguar për terrorizëm myftiun e Durrësit dhe një nga imamët e xhamive më të rëndësishme në kryeqytet.

Ahmet ABC News ka siguruar një shkresë zyrtare, ku janë listuar emrat e disa personave që për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë duhen vëzhguar për shkak të dyshimeve për terrorizëm.

Në këtë listë, ndodhet edhe emri i një prej imamëve më të rëndësishme të xhamive në kryeqytet, Ahmet Kalaja.


Në mesin e këtyre emrave, ndodhet myftiu i Durrësit, Redin Quku së bashku me Mustafa Terniqin, një imam të qytetit bregdetar. Bashkë me 3 imamët ndodhen të listuar edhe 20 shtetas të tjerë shqiptare dhe 5 shtetas të huaj, që për  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duhet mbajtur në vëzhgim.

Kjo shkresë në formë informacioni i është dërguar prokurorisë për krime të rënda më 17 shkurt të 2015, ku kërkohet të merren në vëzhgim këto shtetas që ushtrojnë veprimtari të dhënies së mësimeve fetare të pakontrolluar në Shqipëri dhe përbëjnë rrëzim për terrorizëm.

Krahas emrave të tre imamëve, Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka renditur edhe emrat e 8 të pandehurve të akuzuar për rekrutimin dhe dërgimin e besimtarëve mysliman në Siri.

Në kohën e përpilimit të kësaj liste dhe dërgimit të saj, 8 personat për të cilët komunitetit kërkonte të vëzhgoheshin, ata ndodheshin në burg të arrestuar që në mars të 2014.

Në listën e administruar nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndodhen edhe emrat e 5 shtetasve të huaj, mes tyre edhe njëri prej drejtues të talebanëve Mohammed Omar që rezulton i vrarë sipas mediave ndërkombëtare në vitin 2013.

Komuniteti ka përfshirë në listë edhe emrat e 4 shtetasve të huaj, emrat e të cilëve ndodhen në listën e zezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilësuar si terrorist.

Por ende nuk dihet rezultati i këtij hetimi të kryer nga prokuroria e krimeve të rënda dhe shërbimi informative shtetërore mbi aktivitetin e këtyre personave të dyshuar nga Komuniteti se përbëjnë rrezikshmëri në veprimtarin e tyre

Në trend Lajme

Më shumë
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar

Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar

Lajme
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Lajme
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Lajme
Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

Politikë
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?

Lajme
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori