LAJMI I FUNDIT:

Hasani përfaqëson Kosovën në Komisionin e Venecias

Hasani përfaqëson Kosovën në Komisionin e Venecias

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka udhëtuar për në Itali ku do të përfaqësojë Kosovën në Komisionin e Venecias.

“Në sesionin plenar të 106-të të Komisionit të Venecias do të diskutohet bashkëpunimin e Komisionit të Venecias me Komitetin e Ministrave, Asamblenë Parlamentare , si dhe me Kongresin e Autoriteteve Regjionale e Lokale të Këshillit të Evropës, temë kjo me rëndësi të madhe aktuale për Kosovën”, thuhet në komunikatën e zyrë së ish-kryetarit të Kushtetueses.

Enver Hasani, që dikur ishte edhe Rektor i universitetit të Prishtinës, është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën penale Mashtrim në Detyrë për shkak se “kishte falsifikuar kontratën origjinale përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës”.


Komisioni i Venecias është një organ këshillues i Këshillit të Europës, i përbërë nga ekspertë të pavarur të të drejtës kushtetuese. Emri zyrtar i këtij komisioni është “Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit”.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori