LAJMI I FUNDIT:

Kroacia vendos dërgimin e qindra migrantëve drejt Greqisë

Kroacia vendos dërgimin e qindra migrantëve drejt Greqisë

Ministri i Brendshëm kroat, Vlaho Orepiç deklaroi sot se në qendrën e pranimit të refugjatëve në Slavonski Brod, në lindje të vendit, gjenden pak më shumë se 408 migrantë, për të cilët ka filluar procedura e dërgimit në Greqi.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin, Tihomir Oreshkoviç, ministri Orepiç, i cituar nga media lokale, tha se nuk e përjashtonte hipotezën e hyrjes ilegale të refugjatëve në Kroaci, një perspektivë shumë e parashikueshme nga autoritetet që kanë vendosur kontrolle të rrepta, transmeton kp.

“Migrantët nuk do të përshkruajnë më të ashtuquajturën ‘rruga ballkanike”, deklaroi Oreshkoviç, duke theksuar në të njëjtën kohë se vendi i tij do t’i bashkohej vendimeve të marra nga Austria, Sllovenia, Serbia dhe Maqedonia, ku mund të hysh vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi apo me kërkesë për azil.