LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Shqipëria dhe Maqedonia të sigurojnë kufirin me Greqinë

Merkel: Shqipëria dhe Maqedonia të sigurojnë kufirin me Greqinë

​Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje që autoritetet të sigurojnë kufirin e Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë për të parandaluar kalimin ilegal të emigrantëve.

Deklarata e saj erdhi gjatë një konference të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Moon ku u fol për menaxhimin e situatës së vështirë të krijuar nga fluksi i emigrantëve. Merkel theksoi se për të tejkaluar krizën është shumë e nevojshme që të ketë bashkëpunim midis shteteve europiane dhe Turqisë


“Të sigurojmë kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë”, ka qënë ky apeli i kancelares Angela Merkel, e cila ka bërë thirrje që në rrugën ballkanike të marrë fund kalimi ilegal i emigrantëve. Ajo tha se për të arritur një gjë të tillë duhet të ketë bashkëpunim midis të gjitha vendeve dhe se sigurimi i kufijve mund t’i japë mundësi Greqisë që te menaxhojë më lehtësisht situatën. Deklarata e saj erdhi gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e pergjithshëm të OKB-së, Ban ki-Moon.

“Kemi vërtet nevojë që të sigurojmë ku fijtë e Shqipërsë dhe Maqedonisë me ata të Greqisë. Duhet gjithashtu që të mundësojmë strehim për të gjithë azil-kërkuesit. Zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me Turqinë. Kooperimi mund të rivendosë stabilitet në Greqi.”

Aktualisht në territorin helen ndodhen afro 33.000 refugjatë, të cilët pritet të kthehen mbrapsht në Turqi në rast se marrëveshja e arritur paraprakisht me qeverinë e Ankarasë do të miratohet plotësisht në samitin e radhës që do të mbahet përgjatë datave 17 dhe 18 mars.

Fluksi i lartë i azil-kërkuesve ka krijuar një situatë mjaft të vështirë në Greqi, e sidomos në kufirin e saj me Maqedoninë, ku prej javësh mijëra emigrantë kanë mbetur të bllokuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori