LAJMI I FUNDIT:

Ky është momenti kur sulmuesi i një djali të ri e pëson keq (Video, +18)

Ky është momenti kur sulmuesi i një djali të ri e pëson keq (Video, +18)

Një video e regjistruar në një park në Kanada, ka filluar të shpërndahet në internet me shpejtësi të pabesueshme, që shfaq momentin kur një djalë sulmon një djalë tjetër që është dy herë më i vogël se ai në moshë.

Megjithatë, karma është një mrekulli, dhe kështu sulmuesi pëson keq nga një person tjetër i cili i del në ndihmë djaloshit, transmeton Telegrafi.

E gjithë ngjarja fillon, kur sulmuesi me theks kanadez sulmon djalin më të ri që po mbante në shpinë një çantë shkolle.


Ai fillimisht e akuzon se si gjatë gjithë kohës po flet, dhe më pas e përplas për tokën e mbushur me borë duke e goditur vazhdimisht në kokë, derisa një grup të rinjsh e shikojnë me vëmendje gjithë ngjarjen pa ndërhyrë fare.

Djaloshi më i ri mundohet të mbrohet, por duket se edhe kjo nuk i ndihmoi aq shumë. Por në atë momente shfaqet një djalë i veshur në pantallona të kuqe, i cili vrapon me gjithë forcën dhe kërcen mbi shpinën e sulmuesit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bdMPtcSdkyI