LAJMI I FUNDIT:

Porositi tavolinë, por i erdhi diçka tjetër (Video)

Porositi tavolinë, por i erdhi diçka tjetër (Video)

Ket Kahraman nga Britania e Madhe kishte porositur në Amazon një tavolinë, dhe kur pranoi një paketë në shtëpinë e saj, mbeti e shokuar pasi brenda saj lëvizte diçka.

Në paketë gjendeshin katër minj të gjallë, por tregimi nuk përfundon me kaq, pasi aty ishin paketuar edhe tre brejtës tjerë të ngordhur, transmeton Telegrafi.

“Postieri që kishte sjellë paketën kishte disa vrima, dhe në ato momente ishim duke ngrënë darkë dhe kështu e futa paketën në kuzhinë. Kur e hapëm e kuptuam se diçka nuk është në rregull, dhe pas disa sekondave u shfaq miu i parë. Kam mbetur e shokuar. Fatmirësisht kam arritur të miun e parë ta zë dhe ta fusë në një kuti të plastikës, por pastaj e kuptova se kishte tjerë”, ka deklaruar Ket.


Ket e cila jeton me tre mikeshat e saj, ka vendosur që këta tre minj ti mbaj dhe të kujdeset për ta.

“Cimeret e mia janë nga Suedia, Franca dhe Italia, kurse unë jam nga Austria, kështu në paketë kemi shkruar “jam jetim” në gjuhë të ndryshme, sepse minjtë kishin humbur nënën e tyre”, ka shtuar Ket.

Ndërkaq, Amazon i ka kërkuar falje dhe i ka ofruar Ket dëmshpërblim si dhe një dhuratë në vlerë prej 77 euro. /Telegrafi/

National News: Shocked Kat Kahraman got an extra little surprise in her Amazon delivery when four MICE leapt out. The 39 year-old also found three dead ones inside the flat pack table in a nest made in the polystyrene packaging.

Posted by Lancashire Evening Post on Tuesday, March 8, 2016