LAJMI I FUNDIT:

PSP-ja ka urdhëruar kontrollin policor në Batincë të Shkupit

PSP-ja ka urdhëruar kontrollin policor në Batincë të Shkupit

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka konfirmuar për Tv Telma, se me urdhër gjyqësor të tyre është kryer kontrolli i sotëm policor në shtëpinë e një të dyshuari për rastin ”Titanik”, transmeton Telegrafi.

Në fshatin Batincë të Shkupit, në mëngjes forca të shumta policore, me mbështetje të njësisë së posaçme ”Alfa”, kanë kontrolluar shtëpinë e një të dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. PSP-ja bën të ditur se nuk është arrestuar ndonjë person, megjithatë nuk japin informacione se çfarë kanë kërkuar./Telegrafi/