Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell, ka thënë të jetë ndjerë i befasuar kur kishte kuptuar se në Kosovë shënohej 8 Marsi, Dita e Nënës.
Përmes një postimi në Facebook, O’Connell, pranon se herën e parë që ka kaluar 8 Marsin në Kosovë, ka qenë i befasuar me traditën pasi thotë se kjo ditë nuk festohet me të vërtetë në Britani, gjë që ka bërë që ai të mos e shoh kurrë të festohet në praktikë kjo festë.
“Por, më vjen mirë që kjo ditë shënohet në Kosovë”, potencon ambasadori britanik, Ruairi O’Connell.
Ai thotë se gratë në mbarë botën përballen me probleme për shkak të gjinisë së tyre dhe kjo, sipas tij, është e vërtetë në Britani, ashtu siç është e vërtetë në Kosovë.
“Është përgjegjësi e të gjithë neve të bëjmë diçka në lidhje me këtë. Një vend mund të jetë i lirë vetëm kur të gjithë qytetarët e tij, burrat dhe gratë, gëzojnë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat mundësi. Një vend mund të jetë i begatë vetëm kur burrat dhe gratë kanë të njëjtat të drejta pronësore dhe të njëjtën qasje në tregun e punës. Një vend mund të jetë i sigurt vetëm kur të gjithë qytetarët e tij janë të mbrojtur dhe kanë qasje në drejtësi”, potencon O’Connell.
Megjithatë, ai pranon se një ditë për të njohur kontributin e grave në shoqëritë tona nuk do t’i zgjidhë të gjitha këto sfida.
“Por kjo do të na japë një shans për të reflektuar mbi atë që duhet të bëhet dhe për të gjetur energji për ta bërë atë. Dhe kur kosovarët gjejnë energji për të ndryshuar jetën e grave kosovare, Qeveria britanike është e gatshme të ofrojë mbështetje”, thotë ambasadori britanik në Kosovë.
Kjo thotë ai të jetë edhe arsyeja “pse kemi punuar me vullnetarë për promovimin shëndetësor të nënës për disa nga gratë më të varfra në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi punuar me OJQ-të në tërë Kosovën për t’i mbështetur gratë sipërmarrëse që kanë sjellë vende pune në komunitetet e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të punojmë me OJQ-të dhe vullnetarët që punojnë me viktimat e dhunës seksuale gjatë konfliktit, për të siguruar që ato të marrin mbështetje dhe drejtësinë që e meritojnë”, u shpreh O’Connell, transmeton Koha.net
“Pra, në këtë 8 Mars, do të kujtoj në veçanti gratë dhe burrat, në tërë Kosovën, që janë duke punuar pa pushim për të përmirësuar jetën e grave në të gjithë vendin. Ata do të formësojnë të ardhmen e Kosovës dhe ne jemi këtu për të ndihmuar”, theksoi në fund, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze