LAJMI I FUNDIT:

Van Dam do të dhurojë trurin për hulumtime shkencore! (Video)

Van Dam do të dhurojë trurin për hulumtime shkencore! (Video)

Ish-super ylli i WWE, Rob Van Dam do t’i bashkohet listës së atletëve që do t’i dhurojnë trurin e tyre shkencës pas vdekjes për të zhvilluar kërkime në lidhje me encefalopatinë kronike (CTE).

Van Dam e bëri të ditur këtë gjatë një dalje në emisionin “The Taz Show”. “Ia kam dhuruar trurin dhe shpinën kurrizore studimeve për CTE”, ka thënë ai.

“I kam thënë shpesh Chris Nowinski-t se mendoja se kishte një lidhje mes THC (tetrahydrocannabinol, elementi kimik që gjendet te marjuana) dhe mbrojtjes së trurit nga tronditjet e jashtme”.


Van Dam ka folur edhe për tronditjet që ka marrim ai gjatë karrierës së tij, edhe pse vetë ai nuk beson se ka vuajtur pasoja të përhershme.
“Kam marrë qindra goditje, por nuk besoj se kam pësuar një dëm të përhershëm. Shumë kolegë të mi nuk mund ta thonë këtë. Shumë nga miqtë e mi thonë ‘oh po, humb ndjenjat’ ose ‘shikoj drita’ ose gjëra të tjera… Nowinski më tha ‘e di çfarë, ti ndoshta ke të drejtë, por do të kushtojë qindra mijëra dollarë para vetëm për të filluar studimet’. Ndërsa tani NFL (Kampionati i Futbollit Amerikan) po merret me këtë çështje”.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori