Me rastin e përkujtimit të 10 vjetorit të miratimit të Ligjit për mundësi të barabarta të burrave dhe grave “Financimi për barazinë gjinore dhe Axhenda 2030″, sot në Shkup u mbajt një konferencë kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencë mori pjesë Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski e cila në fjalën e saj u përqendrua në dokumentet kryesore strategjike që Maqedonia është e detyruar ti respektojë, duke theksuar përpjekjet për të vazhduar politikat që çojnë në favor të drejtave të grave.
“Afirmojmë shumë më tepër atë që është politikë reale që kujdeset për të drejtat e grave, duke shënuar më shumë pyetje të cilave duhet t’iu kushtojmë vëmendje shtesë, dhe këto pyetje janë për mos pagesën e punës së tepruar, para së gjithash të punëtoreve të tekstilit, të drejtat e grave për të vendosur për atë se sa fëmijë të lindin. Nevojitet afirmim më i madh sindikalist dhe theksim të pyetjeve për aspektin gjinor si dhe fleksibilitetin e orarit të punës që kanë fëmijët e mitur”, tha ministrja Remenski.
Ajo porositi që kjo të mos jetë dita e vetme e vitit kur përkujtojmë të drejtat e grave, por çdo ditë të flitet për të drejtat sa më të mira të qytetarëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare, etnike, politike apo gjinore.
Sipas Louisa Vinton, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara, sfida më e madhe e cila ekziston në Maqedoni është që të zvogëlohet hendeku që ekziston në mes gjendjes ligjore, normative dhe reale.
“Një tjetër punë shumë e rëndësishme është fakti se ka një diferencë prej 18 apo 19 përqind të pagës në mes burrave dhe grave të cilët bëjnë punë të njëjtë. Ekziston edhe një hendek prej 30 përqind në pjesëmarrjen e tregut të punës mes burrave dhe grave. Dhe ajo që është më shqetësuese është fakti se gratë bëjnë pjesën më të madhe të punës, pra kujdesen për fëmijë apo persona të moshuar”, tha Vinton.
Vinton tha se nevojitet të orientohen burimet financiare në drejtim të përmirësimit të kësaj situate, duke theksuar se duhet të gjenden fonde që do të dedikoheshin për krijimin e mundësve të reja institucionale përmes të cilave do të mundësohej kujdesi i fëmijëve dhe të moshuarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025