LAJMI I FUNDIT:

Produktet e Zog Mobile, shiten në të gjitha dyqanet e IPKO-së

Produktet e Zog Mobile, shiten në të gjitha dyqanet e IPKO-së

Zog Mobile rikthehet me çmimet më të lira në treg. Përveç kësaj, tani të gjitha produktet dhe shërbimet e Zog Mobile, do të shiten nëpër dyqanet e IPKO-së, kudo në Kosovë.

IPKO ka njoftuar se tashmë të gjitha produktet dhe shërbimet e Zog Mobile, sikurse mbushjet, regjistrimi i numrave dhe SIM kartelat do të mund të gjenden nëpër secilin nga 19 dyqanet zyrtare të IPKO-së dhe kudo tjetër në Kosovë.

Zog Mobile është krijuar nga IPKO për të ofruar shërbime të thjeshta për të gjithë ata që synojnë shërbime për komunikim bazik me të dashurit e tyre.


zoglogo

Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO-së ka thënë se Zog Mobile gjithmonë do të mbetet i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, ndërsa ka shtuar se IPKO do të jetë ajo që fokusohet në teknologjitë dhe inovacionet e fundit.

“IPKO gjithmonë do të jetë e ardhmja, dhe e fokusuar që teknologjitë dhe inovacionet e fundit, t’i sjellë e para në treg, për dallim prej ZOG Mobile që gjithmonë do të jetë i thjeshtë, i lehtë për tu përdorur dhe mbështetës ndaj rritjes së kompanisë IPKO në treg”, ka thënë Erzin.

Zog Mobile, është brendi më i lirë në tregun e telefonisë mobile në Kosovë, duke ofruar thirrje dhe SMS për vetëm pesë centë në minutë me të gjithë operatorët kosovarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori