LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Futeni edhe AAK-në në Qeveri (Video)

Vllasi: Futeni edhe AAK-në në Qeveri (Video)

Analisti dhe avokati, Azem Vllasi, vlerëson së çështja e Presidentit është punë e kryer, ndonëse kishte pritur që Lista Serbe do ta pengonte procesin e zgjedhjes së Thaçit.

Vllasi ka thënë se është gabuar me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe (ASK), “sepse kjo është çështje e brendshme dhe i takon të vendos shteti i Kosovës”.

Ai ka theksuar se nuk do të ketë krijim të komunave të tjera serbe në Kosovë.


Vllasi, në emisionin “Rrokum Roll” në TV Rrokum, ka komentue edhe pozicionet qeverisëse.

Ai është i mendimit se duhet zgjeruar koalicionin qeverisës dhe aty të përfshihet edhe AAK-ja, në mënyrë që koalicioni ta çojë mandatin deri në fund, deri në vitin 2018.

“Opozita nuk ka mundësi të imponojë zgjedhje parlamentare”, ka thënë Vllasi, duke i sygjeruar opozitës që urgjentisht t’i ndërrojë metodat e veprimit, sepse opinioni mund të fillojë me ndërrimin e qëndrimve.

Vllasi ka thënë se edhe po të shkohet tash në zgjedhje rezultati do të jetë përafërsisht ai i vitit 2014. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZPWikY_79uE