LAJMI I FUNDIT:

Kosova, vendi i fundit që do të preket nga vala e emigrantëve (Video)

Kosova, vendi i fundit që do të preket nga vala e emigrantëve (Video)

Kosova deri më tani nuk është prekur nga fluksi i emigrantëve nga Lindja, krahas vendeve tjera të Ballkanit, veçanërisht Maqedonia dhe Greqia.

Aktualisht po flitet edhe për ndryshim të rrugëtimit të tyre, duke ndjekur kështu vijën bregdetare, përmes Greqisë, në Shqipëri, Mal të Zi dhe drejt vendeve të perëndimit.


Sipas ekspertëve të këtyre çështjeve, Kosova do të jetë vendi i fundit që mund të preket nga emigrantët.

Përkundër kësaj, institucionet veçse janë mobilizuar për këtë çështje.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka emëruar Driton Gashin si koordinator nacional që do të menaxhojë fluksin e mundshëm të emigrantëve.

Po ashtu, është hartuar Plani i reagimit për menaxhimin e fluksit. Ky plan përmban pesë skenarë të detajuar, dhe secili skenar ka të paraparë edhe koston buxhetore.

Valon Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, në Ministrinë e Punëve të Brendshme thotë se deri më tani nuk ka ndonjë indikacion se do të ketë ndonjë fluks të emigrantëve.

Në Ligjin për azil thuhet se Kosova do të pranojë refugjatë aq sa ka kapacitete ekonomike.

Deri më tani deklaratat publike të zyrtarëve të lartë të vendit kanë bërë të ditur se Kosova mund të pranojë deri në 500 refugjatë.

Njohësi i rrethanave të sigurisë, Drizan Shala, thotë se Kosova ndodhet në dy drejtime. /Tribuna Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori