LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nënshkruhet marrëveshje kolektive në degën e energjetikës

Maqedoni, nënshkruhet marrëveshje kolektive në degën e energjetikës

Sindikata e pavarur e të punësuarve në sektorin e energjetikës në Maqedoni dhe Shoqata e sindikatës për energjetikë në Organizatën e  punëdhënsve të Maqedonisë, mbrëmë nënshkruan marrëveshje të re kolektive me çka rregullohet e drejta dhe obligimet e partnerëve social në këtë fushë, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i kësa marrëveshje kolektive është pranuar në standardet ndërkombëtare të punës, barazim në kushtet e punës në nivel të sektorit të energjetikës dhe krijimin e kornizës për të drejtat e punëtorëve duke mundësuar në fer konurrencë mes punëdhënësve, sigurim në vendet e punës dhe kushtet e punës në sektorin dhe përparim për të drejat sociale dhe mjedis të shëndetshëm të punës.

Të dy anët janë të kënaqur për shërbimet në marrëveshjen e re kolektive ku do të vazhdojnë me forcat e përbashkëta të punojnë në mbajtjen e një klime të shëndetshme dhe produktive të punës në degën e Energjetikës në sektorin privat në Maqedoni.


“Kjo marrëveshje kolektive mundëson stabilitet për të punësuarit tanë në periudhën e ardhshme, ku në kontiunitet vazhdojmë t’i përmirësojmë kualitetin e shërbimeve dhe avansojmë në nivelin më të lartë për kualitet të shërbimeve”, theksoi Stefan Peter, Kryetar i Shoqatës për Energjetikë në Organizatën e punëdhënsve të Maqedonisë.

Kryetari i sindikaës të Pavarur për punësim në sektorin e energjetikës, Robert Simonoski shtoi: “Nënshkrimi dhe vazhdimi i rëndësisë së marrëveshjes kolektive për energjetikë paraqet gradë në avancimin e të drejtave të punësuarve, akt ku verifikohen, rindërtohen dhe përmirësohen të drejtat e të punësuarve në sektorin real privat, në veprimtarinë e energjetikës në Republikën e Maqedonisë.

Me marrëveshjen kolektive është fortifikuar e drejta për regres për pushim vjetor, kompesimet e pagave, avancim dhe implementim me masë paraprake përgjatë linjave europiane për mbrojtje dhe siguri të punëdhënësve, si dhe shumë përfitime të tjera të cilat me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive të energjetikës të gjithë të punësuarit nga energjetika do të fitojnë të drejtën e plotë për përdorimin e tyre.

Sipas kryetarit të OPM-së, Angel Dimitrov në veçanti duhet vënë në dukje se me dialog social të hapur dhe real, duke shfrytëzuar përvojën  e punëdhënësve me kapital të huaj, ekziston mundësia të arrihet qëllimi – avancim dhe mbrojtje të drejtave të punëdhënësvedhe nënshkrim të marrëveshjeve kolektive në nivel nacional, në nivel të degës, e ashtëquajtur: veprime në nivel të punëdhësve.

Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) është përgaqësues i organizatave të punëdhënsve nga sektori privat dhe përbëhet prej më shumë se 15 degë të industrisë,  duke përfaqësuar rreth 70. 000 të punësuar nga 1012 kompani të sektorit privat në Maqedoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori