LAJMI I FUNDIT:

Maliqi nuk beson se opozita do të mbetet unike dhe e vendosur

Maliqi nuk beson se opozita do të mbetet unike dhe e vendosur

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se ‘beteja’ për zgjedhjen e Hashim Thaçit President ka qenë mjaft e ashpër.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ai ka thënë se as pozita e as opozita nuk i ka zgjedhur mjetet për ta arritur qëllimin final.

Edhe nëse opozita e konteston zgjedhjen e Thaçit, sipas Maliqit, Gjykata Kushtetuese nuk do të ketë mjaft argumente që për herë të tretë ta shkarkojë Presidentin.

Ai ka vlerësuar se Thaçi do ta forcojë postin e Presidentit nëse punon në interes të përgjithshëm.


Kurse sa i përket opozitës, ai ka thënë se nuk do të mund të vazhdojnë e bashkuar edhe për një kohë të gjatë. Sipas Maliqit, koalicioni VV, AAK dhe Nisma do të ketë çarje.

“Nuk besoj se opozita do të mbetet unike dhe e vendosur”, tha Maliqi.