LAJMI I FUNDIT:

USAID-i i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën

USAID-i i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ndihmës administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Thomas Melia, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në takim ishte i pranishëm dhe ambasadori i SHBA-ve Greg Delaëie dhe drejtori i Misionit të USAID-t në Kosovë, James Hope.

Mustafa theksoi progresin e arritur në Kosovë, me përkrahje të fuqishme të USAID-it në zhvillimin ekonomik, ndërtimin e institucioneve demokratike, sundimin e rendit dhe ligjit dhe fusha të tjera.


Duke folur për prioritetet e mëtejme të Qeverisë së Kosovës, Mustafa veçoi fokusimin në fuqizimin e sektorit të energjisë, hapjen e vendeve të punës për gratë dhe të rinjtë.

Duke shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve dhe të USAID-t, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e plotë për avancimin e mëtejmë të partneritetit dhe bashkëpunimit.

Ndihmës administratori i USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Thomas Melia, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e USAID-it për vazhdimin e përkrahjes dhe avancimin e progresit.

Ndihmës administratori Melia, po ashtu, tha se USAID-i do të mbetet i fokusuar për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, duke qenë partneri më i mirë i Kosovës në këto procese.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për projektet konkrete të mbështetura nga USAID-i, të cilat po japin rezultate konkrete në zhvillimin e Kosovës si dhe përkrahjen e USAID-it për Kosovën në kuadër të MCC-së.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori