LAJMI I FUNDIT:

As shkenca nuk e shpëton Maqedoninë nga politikat e këqia!

As shkenca nuk e shpëton Maqedoninë nga politikat e këqia!

Njohësit e çështjeve evropiane në deklaratat e tyre për Portalb shprehin skepticizëm rreth efikasitetit të bashkëpunimit të Sekretariatit për çështje evropiane dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Sipas tyre, politika izoluese e Maqedonisë e largon atë nga euro-integrimet dhe këtu shkenca nuk mund të ndihmojë.

Për ekspertin e çështjeve evropiane Drilon Iseni, nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim me ASHAM në sferën e integrimeve është një tentativë e SÇE për faktorizim në opinionin publik se megjithëate një institucion i tillë ekziston.

“Nuk do gaboheshim edhe po të kishim dilema që kjo ngjarje të jetë një tentativë për të tërhequr vëmëndjen e opioniot publik nga problemet reale politike që ka vendi. Në aspekt të procesit të integrimeve nuk shohë ndonjë relevancë të ngjarjes, sepse asgjë nuk ndërlidhet me prioritet urgjente të reformave, temë që me muaj të tërë është heshtur sikurse edhe status quo-ja në procesin e integrimit”, shprehet Iseni.


Edhe nësë ky bashkëpunim, thotë Iseni, ka për bazë ndonjë interes të përbashkët pyetja që shtrohet është se në çfarë forme do të realizohet ky bashkëpunim?

Sipas tij, SÇE paraqet institucionin që duhet marrë si shembull negativ, pa lidership në procesin e integrimeve në BE. “Në rastin e kundërt, në qoftë se ASHAM do të rekomandonte politika apo masa konkrete, rezultati do të ishte dëshpërues nga mendësia e Qeverisë që me automatizën refuzon çdo rekomandim apo analizë nga organizatat që procesin integrues e kanë si veprimtari profesionale”, përfundon Iseni.

Bojan Mariçiç nga Qendra për edukim evropian, vlerëson se ASHAM ka lëshuar shumë raste që të tregojë apo të përdorë njohuritë në çështjen e eurointegrimeve, rrallë herë paraqiten edhe në publik për ta shprehur qëndrimin për çështjet me rëndësi, transmeton Portalb.

“Unë nuk shohë këtu ndonjë punë të madhe dhe nuk besojë se kjo do të ndryshojë diçka në thelb, ose të bëjë ndonjë hap para. Mendoj se ekzistojnë shumë resurse tjera dhe njohuri edhe nga sektori jo qeveritar, që nuk janë përdorur. ASHAM nuk ka pasur ndonjë ofertë as për zgjidhjen e krizës aktuale politike. Qëllimi i Sekretariatit është të tregojë  se ja po bën diçka në këtë drejtim dhe kjo është për tu përshëndetur, kishim edhe ne takim me sekretariatin në këtë seri takimesh”, potencoi Mariçiç.

Megjithatë, Mariçiç bashkëpunimin e cilëson si gjest të mirë, por është pikëpyetje se diçka do të konkretizohet në këtë drejtim. “ASHAM deri tani nuk ka kërkuar të ketë rol serioz, prandaj mendoj se diçka do të ndryshohet në këtë drejtim. Kërkohen vepra konkrete për ta dëshmuar”, tha Mariçiç. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori