Trupi gjyqësor vendosi që ekspertiza e bërë nga Instituti i Forenzikës në Zagreb është e pranueshme dhe nuk paraqet konflikt interesi.
Po ashtu mori vendim që për këtë çështje nuk ka nevojë të bëhet superekspertizë.
Mbrojtja e Enver Sekiraqës nuk u pajtua me këtë ekspertizë, ngase rezultatet e saj dolën të ndryshme nga ato kosovare për të njëjtën çështje.
Në nëntor të vitit të kaluar toksikologia kosovare Safete Gashi-Naka në ekspertizën e saj kishte konstatuar se ish-polici Triumf Riza në momentin e vdekjes mund të ishte i dehur rëndë.
Më 4 dhjetor të vitit të kaluar për ta vërtetuar sasinë e alkoolit në gjakun e Triumf Rizës në momentin e vdekjes në vitin 2007, mostrat e gjakut të ish-policit u dërguan në Institutin e Forenzikës në Zagreb.
Bostjan Penko, avokati i Enver Sekiraqës e kontestoi ekspertizën zagrebase ngase tha se atë e ka kryer një institucion policor.
Penko tha se nëse mbrojta do ta dinte se ekspertiza është kërkuar nga institucioni policor që në fillim do ta kundërshtonte, sepse sipas tij një ekspertizë që është bërë nga një trup policor i shkel parimet themelore të një gjykimi të drejtë duke u referuar edhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Për ne është e qartë se ky institut konstaton se Triumf Riza në kohën e vdekjes mund të deklarohet të ketë qenë esëll me faktin e pamohueshëm se në kohën kur janë marrë mostrat e gjakut për testim, koncentrimi absolut i alkoolit në gjakun e tij rezulton se përmban 0.56 gramë për litër,” tha avokati.
Mostrat e gjakut Rizës iu morën 22 orë pas vdekjes.
Avokati Penko kërkoi superekspertizë, por këtë kërkesë e kundërshtoi prokurori Andrew Carney.
Carney th ase ekspertiza e bërë në Zagreb nuk ka anshmëri dhe nuk ka konflikt interesi. Ai tha se nëse është ashtu si po thotë mbrojtja, atëherë edhe ekspertizat e balistikes, mjekësisë ligjore, shikimi i vendit të ngjarjes e shumë ekspertiza tjera do të ishin të pavlefshme.
Seanca e radhës u caktua të enjten më 3 mars.
Në këtë seancë Enver Sekiraqa pritet ta japë deklaratën e tij për çështjen për të cilën akuzohet.
Sekiraqa po gjykohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës