Mesnatën e 12 shtatorit të vitit 1971, shefi i Partisë Komuniste kineze, Mao Ce Dun ftoi në Pallatin e Verës në Pekin anëtarët e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës. Në sallën e madhe të Pallatit, “shefi i madh” siç e thërrisnin mbi një miliard kinezë zuri vend në ballë. Fytyrat e informbyroistëve ishin të meitura.
Mao mbajti fjalim të gjatë. Në fund, si të jetë zgjuar nga makthi tha: “Nëse shihni akuariumin e turbullt, futni duart brenda dhe turbullojeni gjer në fund. Është mënyra e vetme që uji të kthjellet ngadalë, fundërrinat të bien poshtë dhe të krijohen kushte për gjallesa!”.
Derisa informbyroistët me habi vështronin njëri-tjetrin, Mao iu drejtua kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Lin Biao: “Shërbimet inteligjente njoftojnë se kufiri me Mongolinë është i pasigurt!”. Të nesërmen, Kryeministri kinez me avionin luftarak Shenyang inspektoi kufirin. Për një çast plasi bomba e kurdisur. Kryeministri përfundoi bashkë me pilotin e tij. Copëzat e trupit të tij dhe pilotit nuk u varrosën kurrë.
Edhe pas vrasjes së Kryeministrit, rrëfimin për akuariumin e turbullt, Mao e përsëriti disa herë. Për aq herë sa e përsëriti, çdo mëngjes mungoi nga një kokë informbyroisti. Prerja e kokave dhe sozia e Maos bashkë me të ashuquajturin revolucion kulturor kinez zbriti papritur në Shqipëri. U prenë shumë koka intelektualësh proevropianë dhe gjeneralësh që gjakuan Evropën. Për trupat e tyre asnjëherë nuk u hap asnjë varr. U zhdukën si trupi i Kryeministrit Biao në në afërsi të kufirit mongolez.
***
Në nëntor të vitit 1989 ra Muri i Berlinit. Bashkë me të ra edhe kampi komunist. Muri u shemb në Evropë, por hija e tij ende sundon në dy republikat tona. Truri i shpëlarë mbet po ai dhe rekuizitat komuniste po ato.
Në Prishtinë, gati gjysmë shekulli më vonë, vazhdojnë kërcënimet nga nacionalkomunistët enveristë dhe autonomistët jugosllavë. Liderët e tyre, janë më jetëgjatë se diktatori kinez. Modelet e takimeve të gjata të informbyroistëve të dikurshëm, veçse u zëvendësuan me darka të fshehta nga neokomunistët e sotëm. Në darkat makabre nuk mungojnë as orgjitë. Komplotet dhe gjuha e tyre janë më të sofistikuara e kërcënuese dhe makthet janë më të pështira e tunduese…
Në dy republikat tona sundojnë të gjitha shkollat politike komuniste. E Stalinit e Maos, Enverit dhe Titos. Vetëm shkollat e Uashingtonit e Brukselit ende nuk ekzistojnë. Megjithëse na dhuruan lirinë dhe provojnë të na lidhin me Evropën, prania e tyre në dy republikat tona i ngjanë trungut pa rrënjë.
Shqiptarët e edukuar nga të gjitha shkollat komuniste, kërcënohen si dikur për shprehje të lirë e liri të lëvizjes. Më keq se kjo, kërcënimet e liderëve aktual shqiptarë, janë edhe më sfiduese dhe ndodhin faqe botës. Kërcënimet e tyre i shohim botërisht në TV, i provojmë në institucione dhe dhe kudo ndodhemi. Si asnjëherë në historinë tyre, liderët shqiptarë nuk kanë përdorur gjuhë kërcënuese si sot. Përtej linçimit, kërcënojnë edhe me vdekje. Janë këta që prodhuan depresion kolektiv e papunësi, korrupsion e krim të organizuar, urrejtje patologjike dhe anarki.
Gati gjysmë shekulli më vonë, akuariumi i Maos dhe sozia e tij kërcënojnë sërish. Uji rrezikon të turbullohet prapë e vërshimi i tij të na përlajë të gjithëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj