LAJMI I FUNDIT:

Shoferi e vazhdoi rrugën, pa e ditur se i ra fëmija nga vetura (Video)

Shoferi e vazhdoi rrugën, pa e ditur se i ra fëmija nga vetura (Video)

Në Jiangsu të Kinës, një fëmijë e ka hapur derën e gepekut dhe ka rënë në mes të rrugës me përplot vetura.

Duang Defu ka vazhduar të vozisë veturën, pa e ditur që nipi tij ka mbetur në asfalt, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, shoferi që ishte prapa veturës ku ndodhi ngjarja e ka vërejtur dhe ka ndaluar.


Mësohet se djaloshi nuk ka ndonjë lëndim. Ai më vonë është bashkuar me gjyshin e tij. /Telegrafi/