Kriza financiare i është futur në palcë sportit kosovar. Klubet mezi mbijetojnë dhe rrogat të cilat ua ndajnë sportistëve janë për gjynah. Por, ka edhe më keq. Hendbollistët e Prishtinës nuk kanë marrë rroga qe pesë muaj. Ata thonë se do të presin vetëm edhe këtë muaj, pasi “kupa është mbushur”. E kryesia premton se do t’i shlyejë borxhet shpejt.
Kriza financiare vazhdon të jetë prezente në sportin kosovar. Klubet veprojnë sot për nesër dhe nuk kanë kurrfarë stabiliteti. Ata mezi mbijetojnë dhe rrogat të cilat ua ndajnë sportistëve janë për gjynah, shkruan Zëri.
Bile, pjesa dërrmuese, në sporte të ndryshme, nuk ua japin me rregull pagat. “Viktimë” e kësaj sindrome janë edhe hendbollistët. KH Prishtina është duke i përjetuar momentet e vështira ndoshta në histori të saj.
“Zëri” mëson se lojtarët të cilët djersitin fanellën e këtij klubi, nuk janë paguar gati gjysmë viti, më saktësisht, tash e pesë muaj. Njëri prej lojtarëve, në kushte anonimiteti, ka treguar gjithçka për gjendjen e mjerueshme në klub.
“Tash e pesë muaj nuk jemi paguar nga klubi. Përkundër kësaj, ne kemi vazhduar të luajmë sikurse të ishim paguar me rregull”, potencoi burimi i gazetës.
Një muaj afat
Durimit të lojtarëve duket se i ka ardhur fundi. Ata e kanë paralajmëruar kryesinë e klubit se nuk do të luajnë gjatë në kësi lloj kushtesh, pasi kupa është mbushur.
“I kemi treguar edhe kryesisë së klubit se nëse vazhdohet në këtë mënyrë, ne nuk do të luajmë më, pasi është bërë një kohë e gjatë që nuk jemi paguar”, thotë ky burim për gazetën. Sipas këtij të fundit, nga muaji nëntor i vitit 2015, lojtarët nuk janë paguar.
Shpresa në RTK
Problemet me paga i ka konfirmuar për “Zërin” edhe kryetari i klubit, Eduard Berisha. Ai ka thënë se pret që shumë shpejt, këto detyrime ndaj lojtarëve të kryhen. “Është e vërtetë se kemi detyrime ndaj lojtarëve, por u kemi premtuar se këto shumë shpejt do të kryhen”, u shpreh Berisha për Zërin.
Ndryshe, i pari i klubit prishtinas ka zbuluar se janë në pritje që Radio Televizioni i Kosovës (RTK), t’i kryejë disa obligime ndaj bardhekaltërve.
“Televizioni Publik i Kosovës ka disa detyrime ndaj klubit tonë për arsye të transmetimit të ndeshjeve dhe për këtë e kemi të nënshkruar një kontratë, e cila nuk është përmbushur ende. Kemi pasur një takim me këtë të fundit dhe kemi arritur një marrëveshje që detyrimet të shlyhen dhe me ato të ardhura do t’i paguajmë lojtarët e klubit”, deklaroi Berisha.
I pari i klubit prishtinas thotë se në rast se kjo marrëveshje nuk do të respektohet, atëherë do të veprojnë ndryshe. “Shpresoj që këtë marrëveshje të cilën e kemi pasur, të respektohet. Por, nëse një gjë e tillë nuk do të bëhet, atëherë do të shkojmë përmes përmbaruesit”, potencoi Berisha.
“Zëri” mëson se RTK-ja ia ka rreth 20 mijë euro borxh klubit prishtinas, të cilat do të mjaftonin që të shlyhet borxhi ndaj lojtarëve. Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe me drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, por kontakti me të ishte i pamundur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Italia në avantazh ndaj Shqipërisë pas pjesës së parë
LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri: Italianët shënojnë edhe një herë, marrin epërsinë
Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë
"Hera e parë që bëj video në stadiume, atmosferë mahnitëse" - Ramadani tregon emocionet para ndeshjes
Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin "Xhorxh Bush"!
Formacionet zyrtare, Itali-Shqipëri: Sylvinho me Strakoshën në portë, Spalletti me më të mirët
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit