LAJMI I FUNDIT:

UNICEF: Mijëra fëmijë të bllokuar në kufirin maqedono-grek

UNICEF: Mijëra fëmijë të bllokuar në kufirin maqedono-grek
Victory (June 17/2015) Her unkempt hair was free and wild. She was lively and giggled at the little things. Like the sound of the other children singing. "Smile!" I told her before snapping a photo. She threw her had back chortling. (Priscilla Hwang)

Sipas UNICEF, mijëra fëmijë janë bllokuar në kufirin maqedono – grek si rezultat i gjendjes së rëndë në kalimet kufitare tokësore, duke u shndërruar në cak të keqpërdorimeve, por edhe duke patur rrezik për shëndetin e tyre, transmeton Telegrafi.

UNICEF alarmon se ky kaos detyron fëmijët që të flejnë nën qiell të hapur, në kushte te këqia, pa ndonjë mundësi për t’u pastruar dhe për t’u ushqyer ashtu si duhet. Gjithashtu, ata janë në rrezik që të ndahen nga familjet.


Koordinuesi në terren i UNICEF-it për në Gjevgjeli, Jasper Jansen, dëshmon se fëmijët nën moshën pesë vjeçare janë bllokuar ndërmjet dy kufijve dhe se nuk mund të lëvizin as para, e as të kthehen prapa. Gjithashtu ai thotë se atyre u nevojitet strehë dhe pushim, si edhe duhet ta dijnë se çfarë i pret gjatë rrugës./Telegrafi/