LAJMI I FUNDIT:

“The Chicago Tribune”: “Shok” nuk fitoi Oscar, por bëri diçka më të mirë

“The Chicago Tribune”: “Shok” nuk fitoi Oscar, por bëri diçka më të mirë

Një ditë para ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, blogu i gazetës amerikane “The Chicago Tribune”, parashikoi se filmi kosovar “Shok” do të fitonte në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtër. Edhe pse dështoi ky parashikim, autorja e këtij blogu, Laura Vasilion ka shkruar përsëri për filmin nga Kosova.

Postimi i plotë i Vasilion:

Nëse e keni lexuar postimin tim për filmin kosovar “Shok” të nominuar për çmimin “Oscar”, ju e dini se prisja që ky film të fitonte në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtër.


Fatkeqësisht nuk e fitoi “Oscarin” të dielën mbrëma, por bëri diçka më të mirë: ndihmoi që të shohim një situatë komplekse me sytë e dy qytetarëve të pafajshëm nga Kosova. Më mundësoi që ta kuptojë se përse festimi i tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishte shumë i veçantë për ata.

Por më e rëndësishmja, më mësuan që t’i shoh njerëzit e Kosovës më shumë se vetëm viktima të luftës.
I bazuar në periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-99, filmi rrëfen ngjarjen e dy djemve 12-vjeçarë, shoqëria e të cilëve testohet gjatë kësaj periudhe. Edhe pse “Shok” është realizuar në një vend që pak e njoh, unë e ndjeja se i njohja djemtë. Ata më kujtonin nxënësit e shkollës fillore të cilët i shihja çdo ditë duke ecur në shtëpi nga shkolla. Ata ecnin me vendosshmërinë që e shihja tek yjet e filmit “Shok”. Duken të gatshëm të marrin armët në duar dhe barrën e burrërisë.

Por “Shok” është më shumë sesa një rrëfim lufte. Depërton përmes retorikës së luftës dhe tregon historinë problematike të Kosovës në një mënyrë fantastike. Tregohet nga sytë e shokëve të ngushtë – që është qesharake po aq edhe tragjike.

Më kujtonte se urrejtja dhe fanatizmi mund të dalin jashtë kontrolle në çdo vend të botës.

Siç ka thënë regjisori britanik i filmit, Jamie Donoghue: “…Unë doja të shpalosja tregimin për njerëzit e zakonshëm, të cilët janë viktima të vërteta të luftës…”

I bazuar në ngjarje të vërtetë, “Shok” është personale për njerëzit e zakonshëm në Kosovë. Ngjall kujtimet e dhimbshme dhe prek zemrat me filmin e talentuar dhe artistik. Padyshim, i bëri krenar. I mbajti ata – përfshirë edhe presidenten e Kosovës, të zgjuar deri në pesë të mëngjesit duke ndjekur ceremonin. Edhe pse filmi nuk fitoi çmim, suksesi i tij është i paimagjinueshëm.

Siç ka thënë edhe presidentja Atifete Jahjaga: “Shok është fituesi ynë”.

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
“Nuk ndodhë”, Driloni refuzon ta puthë Sarën në lojën 'E vërteta po dënim'

“Nuk ndodhë”, Driloni refuzon ta puthë Sarën në lojën 'E vërteta po dënim'

Magazina
Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj

“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj

Magazina
Kalo në kategori