LAJMI I FUNDIT:

Reforma e re fiskale ndikon pozitivisht në bizneset vendore

Reforma e re fiskale ndikon pozitivisht në bizneset vendore

Pakoja e re fiskale, që ka filluar së zbatuari që nga shtatori i vitit të kaluar e që parashihet heqja e TVSh-së për makineri prodhuese, për lëndën e parë, ka shënuar efektet e para te bizneset. Këtë e thonë disa pronarë të bizneset në vend, por dhe zyrtarët AKB-së.

Reforma fiskale, e cila ka hyrë në fuqi, ka ndikuar pozitivisht në bizneset vendore. Prodhuesi i lëngjeve, Bashkim Osmani, thotë se më herët është dashur që të paguhet 6 muaj përpara TVSH-ja në kufi, por tash paguajnë në produktin final.

“Kjo neve na krijuar lehtësira shumë të mëdha, është dashur që 6 deri në 9 muaj përpara që të paguhet TVSH-ja në kufi dhe, në këtë rast, shteti nuk ka mbajtur hallin për asnjë prodhues se çfarë po ndodh me atë lëndë të parë, që iu kanë kryer të gjitha obligimet, sepse gjithë taksën e ka vjelë në kufi dhe ajo taksë për neve ka qenë e rënduar, sepse na krijuar mungesë të mjete. Brenda tre muajsh unë e kam vërejtur efektin pozitiv, sepse ne paguajmë atëherë kur e përgatisim produktin final dhe nuk paguajmë për lëndë të parë dhe material siç kemi paguar përpara”, thekson Osmani.


Lehtësirat e tilla ndihmojnë funksionimin e bizneseve dhe ndikojnë në gjenerimin e vendeve të reja të punës, thotë prodhuesi i tekstilit, Sylejman Rrahmani. “Është një vetëdijesim shumë i madh i qytetarëve, sepse kanë arritur që ta kuptojnë realitetin dhe, tani, përdorimi i produkteve vendore është më i madh. Unë besoj që do të shtohet fuqia punëtore për 40 për qind, e cila është në favor të shtetit dhe të të gjithëve”, tha Rrahmani.

E menaxherja e Aleancës Kosovare të Bizneseve Lumnije Ajdini, thotë për Radio Kosovën se AKB-ja gjithmonë ka qenë zë i bizneseve, duke adresuar problemet tek qeveria dhe duke dhënë rekomandime për lehtësira të të bërit biznes, por, siç thotë ajo, ende ka punë për t’u bërë.

“Reformat e pakos së re fiskale që ka hyrë në shtator të 2015, përfshin disa lehtësira që ka TVSh-ja, të mos paguhet në kufi kjo ka qenë një ndër rekomandimet, që AKB ka kërkuar që prodhuesit të mos ngarkohen në kufi. Mirëpo, sa i përket lirimit nga taksat doganore apo për lëndë të parë, është liruar një pjesë, por një pjesë shumë e madhe ka mbetur ende pa u përfshirë në atë listën e zgjedhuar”, tha Ajdini.

E, përderisa zyrtarë të AKB-së thonë se do të jenë kërkues ndaj institucioneve, në favor të lehtësimit të komunitetit të bizneseve, prodhuesit janë optimist se me nënshkrimin e MSA-së do të hiqen doganat për të gjitha lëndët e para dhe materialet dhe, kur kjo të bëhet, atëherë bizneset mund të marrin frymë më lirë, duke krijuar, kështu, biznes edhe më të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori