Moda nënkupton tërësinë e shijeve, zakoneve, dëshirave të përbashkëta të një rrethi shoqëror në një kohë të caktuar, që karakterizojnë mënyrën dhe stilin e jetës. Thënë thjesht, moda është sistem normash me të cilët preokupohet kryesisht të rinjtë – ata të cilët kujdesen më shumë për mënyrën e sjelljes, botëperceptimin, veshmbathjen, llojin e muzikës që dëgjojnë, filmat e preferuar, yjet që imitohen, lokalet që frekuentojnë, shijet dhe ndjeshmëritë estetike.
Portalb bisedoi me të rinjtë tetovarë rreth kuptimit të tyre për modën, rreth asaj se a është ajo diçka që i imponohet vetvetishëm jetës dhe botës bashkëkohore, pjesë e së cilës jemi dhe ne.
Abaz Emini mendon se moda te ne vinë si pasojë e ekspansionit të medieve digjitale, të cilat na bombardojnë me modele të ndryshme jetese, që janë larg mundësive që ofron hapësira ku jetojmë ne shqiptarët.
“Janë një grupi i vogël të rinjsh e të rejash që mund t’ia lejojnë vetvetes ndjekjen e modës në veshje e në stil jete, sepse populli ynë është i varfër. Po të ishte ndryshe nuk do të shkonim ne me strajcat në krahë të kërkonim punë në vendet e tyre, po do të vinin ata te ne. Mendoj se dëshira për të jetuar si bota e pasur perëndimore, ka shtuar dëshirën e të rinjëve që ta braktisin vendin e tyre”, thotë Emini.
I riu Armend Azizi është i mendimit se, hiq atë që është normale të ndiqet si modë (muzikës, veshjes…) dhe që është e mundshme të arrihet në një vend me paga mizerje dhe me papunësi kronike, tjetra është budallallëk dhe ëndërr e parealizueshme.
“Nuk i kuptoj disa shokë që vuajnë për shkak se nuk kanë mundësi ta posedojnë ajfonin e tipit më të ri, BMW-në më ekstravagante, pse nuk kanë mundësi të vizitojnë Dubain, të bëjnë pushime në Karaibe. Këto janë ëndrra të kota që nuk mund të realizohen në Tetovë e në Maqedoni, përfundon Armendi.
Lidhur me temën në fjalë, Portalb bisedoi edhe me Ismail Jusufin, i cili ka mendim interesant për modën. Ai mendon se nuk është patjetër që moda të lidhet me lukset e botës, sepse atë e sjell vetë koha në mënyrë të vetvetishme.
“Unë nuk kam para për t’u veshur si një yll filmi, ama gjej mundësi të vishem më ndryshe se babai a gjyshi im. Tregu është plot roba të lira e të mira që shiten me shenjat e firmave të mëdha. Shumë miq të mi i blejnë këto veshje dhe duken mirë. Askush nuk i pyet në janë apo nuk janë origjinale… Po kështu nuk kërkon para as puna e disa gjërave të tjera që lidhen me modën, sepse edhe ne me xhepa pak më të cekët dëgjojmë muzikën që na pëlqen dhe gjejmë mënyra për të bërë diçka ndryshe prej të tjerëve. Është në pyetje vetëm dëshira dhe imagjinata jonë”, thotë Jusufi.
E reja A. A. e pranon se përpiqet të jetë ne trend dhe moderne si në veshje ashtu edhe në sjellje, pa u brengosur fort për paragjykimet e rrethit, veçmas ato mashkullore. Ajo është e pavarur prej prindërve dhe mund t’ia lejojë vetes të vishet e sillet në suazat e të mundshmes. Për Portalb ajo thotë:
“Një mësues imi më ka kritikuar se me mënyrën e veshjes jam duke humbur identitetin dhe vlerat pozitive kombëtare. Kuptohet se nuk mund të pajtohem me këtë gjë, sepse, vaj halli për popullin, vlerat e të cilit duhet të jenë të betonuara me shekuj, pa asnjë lëvizje në hap më kohën”.
Ndryshe prej të rinjëve mendojnë të rriturit lidhur me punën e modës. Nasar Etemi mendon se dhënia e të rinjëve pas modës që sjell bota në viset tona sjell më shumë dëm se sa dobi. Ai është i bindur se pikërisht imitimi i botës ka sjellë edhe dukuritë negative si: sjelljet amorale, drogën, krimet…
Sidoqoftë dhe pavarësisht pajtimit ose mospajtimit me depërtimin e modeleve të huaja të jetës ndër ne, koha e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë të veten, ndaj të gjithë njerëzit e botës dalëngadalë po u nënshtrohen të njëjtave rregulla të jetës, secili sipas takatit që posedon. Është ky trendi globalizues prej të cilit nuk mund të ikim as ne shqiptarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova