LAJMI I FUNDIT:

Ka rinisur puna në kombinatin metalurgjik ”Jugohrom”

Ka rinisur puna në kombinatin metalurgjik ”Jugohrom”

Drejtori i përgjitshëm i Kombinatit metalurgjik ”Jugohrom”, Vasko Skenderovski, njoftoi se sot ka nisur sërish me prodhim ky kombinat, duke lëshuar në përdorim dy furra, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, janë vërtetuar thëniet se nuk është vetëm ”Jugohrom” ndotësi, e jo më ndotësi më i madh i ajrit në rajonin e Pollogut, prandaj edhe është lëshuar sërish puna fillimisht në dy furra me kapacitet prej 25 megavat.

Gjithashtu, drejtori Skenderovski tha se paralelisht do të vazhdohet edhe me vendosjen e sistemit të filtrimit, njëkohësisht edhe lëshimi në përdorim i furrave tjera./Telegrafi/