LAJMI I FUNDIT:

IPKO zgjerohet edhe në Drenas, Dragash, Kaçanik, Xërxë dhe Dubravë

IPKO zgjerohet edhe në Drenas, Dragash, Kaçanik, Xërxë dhe Dubravë

IPKO po e përmbush misionin e saj për lidhjen e të gjithë kosovarëve me shërbimet e fundit të teknologjisë. Pas shtrirjes së rrjetit të saj mobil me 3G dhe 4G në më shumë se 80% të popullsisë së Kosovës, ofruesi më i madh i shërbimeve të telekomunikimit tashmë e ka shtrirë rrjetin e saj fiks (internetin dhe TV kabllor digjital) edhe në shumë vendbanime të reja.

Shërbimet e IPKO-së për internet dhe TV digjital tashmë mund të blihen tek distributorët e autorizuar të kompanisë në Drenas, Dragash, Kaçanik, Xërxë dhe Dubravë.

Lista e distributorëve:


Tashmë IPKO është prezente me shërbimet e saj edhe në Drenas (distributorët: GSM Technology – Blendi Shop, Urban Tech, Bushi Telecom), Dragash (Speed TV, Meka), Kaçanik (Mobi Computers 1 & 2), Xërxë (A&A Empire, Toni Net) dhe Dubravë (ISP Mobi Computers), në të cilat tashmë ofron gjitha shërbimet fikse, sikurse në çdo zonë tjetër të madhe urbane, kudo në Kosovë.

Për t’i mirëpritur përdoruesit e saj të rinj në këto vendbanime të reja me distributorët e saj, IPKO ka përgatitur një ofertë promovuese e cila i shpërblen qytetarët me një muaj shërbim falas, në rastin kur ata nënshkruajnë kontratë një-mujore.
Domethënë, përdoruesit e rinj të IPKO-së paguajnë për një muaj shërbim, ndërsa marrin pako aktive me dy muaj validitet, si shenjë mikpritjeje në rrjetin fiks të IPKO-së.

Shërbimet fikse nga IPKO ofrohen në të gjitha qytetet dhe qytezat e Republikës së Kosovës, ku kompania IPKO ka ndërtuar mbi 350 mijë porte, që mundësojnë kyçjen e po këtij numri të familjeve kosovare në shërbimet e internetit, telefonisë fikse dhe të televizionit digjital. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori