LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja më e famshme në Greqi publikon klipin e ri (Video)

Shqiptarja më e famshme në Greqi publikon klipin e ri (Video)

Eleni Foureira ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Den Sou Hrostao Agapi”, titullohet kënga e realizuar nga Panik Records, e cila ka në qendër këngëtaren e cila vuan nga dashuria, por duket se nuk do të shkëputet prej saj dhe duron çdo dhimbje.


Një video bardh e zi e realizuar në një formë shumë të veçantë skenografike, nën efektet e dritëhijes, na jep pikërisht mesazhin e këngës.

Kujtojmë se Eleni deri para pak kohësh kishte mohuar prejardhjen e saj shqiptare./Telegrafi/