LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit në kërkim të punës në Maltë

Maqedonasit në kërkim të punës në Maltë

Çdo ditë e më shumë qyetarët e Maqedonisë kanë vendosur të shkojnë në Malta për punë, në kërkim të një jete më të mirë dhe për të siguruar ekzistencën, transmeton Telegrafi.

Në Maltë shkojnë si turistë, dhe kur ata gjejnë punë, qëndrojnë më gjatë atje. Për të gjetur punë, më lehtë është stinën e verës, me pasaportë maqedonase apo pasaportë të vendeve evropiane.

Përvojat janë të ndryshme, disa kanë arritur të gjenden mirë dhe fitojnë para, dhe disa janë të zhgënjyer për shkak se punonjësit e Maqedonisë atje më shumë punojnë dhe puna e tyre paguhet dobët.


“Jam këtu tre muaj dhe përvoja ime nuk është shumë e mirë. Për ne maqedonasit ka punë si pastrues, banakiere, kamerierë, punëtorë ndërtimi, shërbetor. Ato punë që nuk punojnë shtetasit e Maltës, i punojmë ne. Diplomat nuk njihen, dhe pagat janë rreth 800 euro. Nuk kemi të drejta, punohet shumë “, tha e reja A.GJ nga Shkupi, e cila vepron në qytetin e Bugiba.
Në të njëjtin qytet që një muaj është edhe Viktor J. nga Shkupi, i cili ende nuk është i punësuar.

“Unë nuk kam ardhur në radhë të parë për të punuar, por nga ajo që unë shoh, maqedonasit vështirë punësohen nëse nuk kanë pasaportë bullgare. Do të shoh se çka do të bëj javën e ardhshme edhe pse vështirë, pa pasaportë të BE-së. Planet e mia janë që ta kap sezonin e verës, nëse nuk punoj, të paktën të bëj pushime larg. Muund të punohet çdo gjë, por nëse dokumentet i keni të përkthyera, nëse jo pastrues, pjatalarës, ndërtim. Pagesa nga 4.5 euro në orë e më lartë. Maqedonas kanë shumë, por kryesisht punojnë si pastrues apo në banakier”, tha ai.

Ky i riu si duket është i kënaqur me mënyrën e jetës në Maltë, sepse ai thotë se, çmimet janë të njëjta si te ne, dhe pagat janë më të larta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori