LAJMI I FUNDIT:

Furnizimi me rrymë, mbetet sfidë për Kosovën

Furnizimi me rrymë, mbetet sfidë për Kosovën

Në Forumin e nivelit të lartë “Siguria e furnizimit me energji elektrike”, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ka thënë se ky vit do të jetë sfidues për furnizim me energji elektrike.

Ai ka shtuar se ka edhe shumë sfida përpara për të cilat po punohet. “Kosova e Re do të fillojë këtë vit, ndërkaq për Termocentralin “Kosova A” është vështir të dekomisionohet në afatin e paraparë pasi kërkohet një studim i thellë për të parë çfarë duhet bërë”, ka deklaruar Stavileci.

“Sektori i energjisë, mbetet njëri prej sektorëve më sfidues në ekonominë e vendit tonë. Përpjekje dhe investime të shumta janë bërë në këtë fushë që nga paslufta, por mbesin shumë sfida para nesh për të cilat jemi duke punuar pareshtur, në mënyrë që të adresojmë secilës një nga një. Në kuadër të adresimit të këtyre sfidave dhe vendimmarrjes p ër secilin projekt, ne i kemi qëndruar besnik katër objektivave, të cilat janë pjesë e programit qeverisës 2015-2018. Vendimmarrja jonë është bazuar në balancimin e katër objektivave, siguria e furnizimit për nevoja të Kosovës, çmimet e energjisë të jenë të përballueshme për qytetaret dhe bizneset. Të mbrohet ambienti dhe të shfrytëzohen resurset në mënyrë efikase dhe efiçiente, të rriten investime private dhe të krijohen vende të reja të punës”, tha Stavileci.


Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se sigurimi stabil i energjisë elektrike është një nga prioritetet e Qeverisë.

“Ne para disa ditësh kemi aprovuar strategjinë kombëtare të zhvillimit ekonomik, kemi programin e reformave ekonomike, kemi programin qeveritar, të orientuar në fushën e zhvillimit ekonomik. Mirëpo e gjithë kjo kërkon që ne t’i japim prioritet sigurimit të energjisë elektrike, sidomos për aktivizimin e bizneseve dhe të sektorit të prodhimit. Në qoftëse ne dëshirojmë ta aktivizojmë sektorin minierave dhe mineraleve, do të llogarisim se për këtë sektor na nevojitet energji elektrike më e madhe. Në qoftë se ne dëshirojmë ta rrisim standardin e qytetarëve, atëherë domosdoshmërish që këtij standardi, duhet t’i përgjigjet edhe konsumi i energjisë elektrike. Prandaj në këtë aspekt ne do të zhvillojmë reformat e caktuara”, tha ai.

Ai ka shtuar se Qeveria mbetet e për kushtuar për shkëmbim të energjisë me Shqipërinë.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, tha se Kosovës i duhet infrastrukturë e sigurt në furnizim me energji përmes së cilës sjellë investime dhe shton vende pune. Ai përmendi raportin e USAID që tregon se furnizimi i pasigurt me energji i kushton 300 milionë euro bizneseve në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori