Marrëveshjet e shumta tregtare për tregti të lirë, që Kosova ka nënshkruar me vendet e rajonit dhe më gjerë, nuk kanë dhënë efekte të mëdha për ekonominë e Kosovës. Përfituesit më të mëdhenj janë shtetet, me të cilat është nënshkruar marrëveshja.
Sektori i pazhvilluar i prodhimtarisë, ka bërë që Kosova të mos jetë përfituese e madhe e këtyre marrëveshjeve, thonë për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se vendi ka shumë pak produkte dhe shërbime që mund t’i eksportojë, derisa shtetet me të cilat janë nënshkruar marrëveshjet, e kanë të zhvilluar mjaft shumë sektorin e prodhimtarisë dhe kanë çfarë të sjellin në Kosovë.
Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA, një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e nënshkruar qysh në vitin 2007,thekson Zeka, është shkelur shumë herë nga vendet fqinje.
Edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, vlerëson se marrëveshjet për tregti të lirë shumë herë nuk janë respektuar nga palët tjera nënshkruese.
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, sipas Balijajt, i tejkalon të gjitha marrëveshjet e tjera tregtare që Kosova ka nënshkruar më parë. Por, që përftimet nga kjo marrëveshje nuk mund të jenë të mëdha nëse Kosova nuk përgatitet dhe nuk stimulon prodhimtarinë.
“Prandaj, Kosova duhet të bashkëpunojë me investitorë e huaj, të krijojë sa më shumë kompani dhe të bëhet vend kryesor i prodhimit”, thekson ai.
Ndryshe, Parlamenti Evropian, tashmë ka dhënë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi, pasi të dyja palët, BE-ja dhe Kosova, ta kenë njoftuar formalisht njëra-tjetrën për përmbylljen e procedurave përkatëse, gjë e cila pritet të ndodhë në prill apo në maj të këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës