LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të vishni fustane të shkurtra, por nuk keni vetëbesim? Ky është modeli për ju!

Dëshironi të vishni fustane të shkurtra, por nuk keni vetëbesim? Ky është modeli për ju!

Nuk ndihet rehat secila femër në rrobat, të cilat pjesët e trupit të saj, si p.sh. këmbët, ua ekspozojnë shikimit të njerëzve të tjerë.

Për damat e tilla fustan ideal dhe elegant është fustani i Penelope Cruz, që e ka veshur me rastin e ndarjes së shpërblimit “Feroz”, transmeton Telegrafi.

Kjo aktore ka zgjedhur modelin e fustanit i cili përpara është më i shkurtër, ndërkaq prapa më i gjatë, me dantella të zbukuruara përgjatë tërë linjës dhe në këtë mënyrë fustanit ka dhënë një dozë të modës tradicionale spanjolle.

Dantella është nonshalante që gjatë ecjes ka mbuluar këmbët dhe gjunjët e saj, por në mënyrë shumë suptile dhe elegante ka vënë në pah shtatin e hedhur të bukuroshes Penelope. /Telegrafi/