LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje Ferrari i vitit 1957, me një çmim marramendës (Foto)

Del në shitje Ferrari i vitit 1957, me një çmim marramendës (Foto)

Në fillim të muajit të ardhshëm, do të dalë në ankand në ngjarjen “Articular Motorcars Sallon Retromobile” edhe modeli Ferrari 335 S Spider Scaglietti i vitit 1957.

Sipas disa vlerësimeve, ky model do të kushtojë 28 deri 32 milionë euro.

Fjala është për modelin 335 S me tipin e shasisë 520/B, i cili në fillim është lansuar si modeli 315 S me motor 3.8-litra V12, dhe mori pjesë në garën “12 Hour Race of Sebring” (“12 orë garë e Sebringut”), transmeton Koha.net. Më vonë, ky model është bërë me motorin 4.1-litër V12 me kapacitet prej 400 kuajfuqi, ndërsa në garën “24 Hours Race of Le Mans” (“24 orë garë e Le Mansit”) e kanë vozitur shoferët e njohur si Mike Hawthorn dhe Luigi Musso.


Ferrari 335 S Spider Scaglietti mori pjesë edhe në gara të tjera botërore, të tilla si “6 Hours Race of Kristianstad” në Suedi, “Grand Prix” në Venezuela dhe Kubë, si dhe “Road America 500”.

Shoferi më i njohur në botë, Stirling Moss, gjithashtu e ka vozitur këtë model, gjë që ia ka rritur vlerën edhe më shumë.

FERRARI 1957b

FERRARI 1957c

FERRARI 1957d

FERRARI 1957e

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Kriza godet Gjermaninë: Largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike

Kriza godet Gjermaninë: Largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike

EVs
Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Auto
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Tunning
Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori