LAJMI I FUNDIT:

Corsa rrëshqiti në akull, përfundoi në dritaren e shtëpisë (Foto)

Corsa rrëshqiti në akull, përfundoi në dritaren e shtëpisë (Foto)

Në orët e hershme të mëngjesit, në Edinburg të Skocisë një veturë ka përfunduar në dritaren e një shtëpie, pasi ka rrëshqitur në akull.

Shoferi i Corsa Vauxhall, nuk ka arritur të ndalojë, duke përfunduar në dritaren e dhomës së ndejës.

Për fat të mirë, në momentin kritik askush nuk ka qenë në dhomë, ndërsa shoferi nuk ka marrë ndonjë lëndim serioz, transmeton Telegrafi.


Dëshmitarët e rastit kanë thënë se ai po bëhej gati të shkonte për në punë, kur e ka humbur kontrollin mbi veturën e kaltër dhe ka përfunduar në shtëpinë e tij.

Policia e ka konfirmuar rastin, teksa zjarrfikësit e kanë nxjerrë veturën nga dritarja. /Telegrafi/

corsa01

corsa02

corsa04