LAJMI I FUNDIT:

Reklamë me astronautin e misionit “Apollo”, për Audi R8 (Video)

Reklamë me astronautin e misionit “Apollo”, për Audi R8 (Video)

Audi ka bërë një reklamë fantastike për R8 e saj, duke e kombinuar në video me misionin në mars “Apollo”.

E quajtur “The Commander”, video 60 sekondëshe, tregon historinë e astronautit të pensionuar të Apollo, i cili është pak në depresion për shkak se vitet më të mira të tij i ka lënë pas, transmeton koha.net.

Megjithatë, djali i tij i dorëzon atij çelësat e Audi R8 V10 plus, ndërsa ai papritmas përjeton ndjenjën dhe emocionin e udhëtimit në hapësirë, edhe njëherë.


Kjo Audi R8 2017, do të dalë në shitje këtë pranverë, i cili ka një motor të super fuqishëm 5.2 litërsh V10, i cili prodhon 540 kuaj fuqi.

Ndërsa ka 7 shpejtësi S tronic, dhe sistemin me katër rrotat aktive quattro, nga i cili shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.5 sekonda, para se të arrij shpejtësinë maksimale prej 320 kilometra në orë.