Për luftimin e korrupsionit në Kosovë vazhdimisht ka munguar vullneti politik. Kështu vlerësojnë zyrtarë të agjencive dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në raportin e fundit të “Transparency International”, të publikuar të mërkurën, thuhet se Kosova ka shënuar përparim të lehtë sa i përket luftimit të korrupsionit.
Për vitin 2015 Kosova është radhitur në pozitën 103, nga pozita e 110 –të sa ka qenë në vitin 2014.
Por, drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, vlerëson se Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në luftën kundër korrupsionit. “Varet nga renditja, konkurrenca… nga pozita 110Kosova ka kaluar nëvendin e 103-të, por për ‘Transparency International’ është shumë me rëndësi koeficienti. Kosova koeficientin 3.3 e ka që tre vite. Që nga viti 2013 po na përcjell ky koeficient, kështu që ‘Transparency International’ po i thotë Kosovës se në aspektin e luftimit të korrupsionit që tri vite nuk është shënuar asnjë progres”, ka thënë Preteni.
Ai thotë se prokurimi publik, apo, siç e ka quajtur ai,“tenderomania” është i vetmi aktivitet ku zyrtarët mund të përfitojnë shumë dhe shpejtë.
Ai tregon se vetëm gjatë vitit 2014 agjencia ka pasur 67 intervenime , me një vlerë prej rreth 29 milionë eurosh në fushën e prokurimit publik.
Kurse sa i përket të dhënave për vitin e kaluar, agjencia, në bazë ligjore është e obliguar që deri në fund të muajit mars t’i publikojë të dhënat.
Preteni thotë se në vitin e kaluar rastet e korrupsionit janë më të mëdha. “Në viti 2015 trendi i korrupsionit është edhe më i fuqishëm, me më shumë raste, më shumë opinione, kështu që kjo fushë po ka shumë probleme dhe shumë telashe. Fuqishëm kemi nisur edhe këtë vit”, thotë Preteni .
Edhe hulumtimet e Institutit Demokratik të Kosovës tregojnë se keqmenaxhimi në prokurimin publik konsiderohet si sektori më i përfolur për korrupsion.
Diana Metushi Krasniqi, hulumtuese në këtë institut, thotë se për shkak të vlerës së lartë të parasë në qarkullim, keq menaxhimet më të mëdha në vlerë ndodhin në nivelin qendror, por këto janë shumë evidente edhe në nivelet lokale.
“Procedurat e prokurimit Publik janë në përgjithësi konform ligjit të prokurimit, mirëpo zbrazëtirat që shfrytëzohen më së shumti janë ato të përpilimit të specifikave teknike, për t’i përshtatur kriteret për një produkt apo furnitor të caktuar. Kurdisjet e dyta ndodhin në fazën e vlerësimit teknik, ku vlerësohet shuma totale e ofertës, e shpesh mungojnë çmime për pozicione, apo ofertohen dhe pranohen çmime tejet të larta për artikujt e konsumit të shpeshtë, si dhe jepen çmime jo-normalisht të ulëta për produkte të konsumit të rrallë, me qëllim të manipulimit të vlerës totale të ofertës”, shpjegon Krasniqi.
Pavarësisht përmirësimit të radhitjes së Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, shoqërisë kosovare i mbetet ende shumë punë për të bërë në eliminimin e korrupsionit, thuhet në një komunikatë për media të Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë.
Vëmendje e veçantë, thuhet në komunikatë, duhet t’i kushtohet mekanizmave të drejtësisë dhe përmirësimit të zbatimit të ligjit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale