Agjencia e Statistikave e Kosovës publikoi të dhënat për eksport dhe import për muajin dhjetor 2015. Nga të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Kosova vazhdon të jetë në deficit tregtar.
Muaji dhjetor 2015 është karakterizuar me një deficit prej 230 milionë euro krahasuar me vlerën prej 198.5 milionë euro që ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Eksporti mbulon importin me 9.3 për qind. Vetëm në muajin dhjetor 2015, Kosova arriti të eksportojë 23.5 milionë euro, ndërsa importi ishte 253.6 milionë euro. Duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014, eksportet kanë pasur rënie prej 10.8 për qind, ndërsa importi është rritur për 12.7 për qind.
Sipas të dhënave, metalet bazë dhe artikujt e tyre përbëjnë pjesën më të madhe për eksport me 45.5 për qind, të pasuara nga produktet minerale me 13.8 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 9.4 për qind, plastika, goma dhe artikuj e tyre me 6.3 për qind, tekstili me 5.5 për qind, produktet bimore me 5.2 për qind, etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import, makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike përbëjnë 16 për qind të saj, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 15.1 për qind, produktet minerale me 10.8 për qind, metalet bazë dhe artikujt e tyre me 9.9 për qind, mjetet e transportit me 7.8 për qind, ndërsa produktet e industrisë kimike, bimore, plastika, goma dhe artikuj e tyre vazhdojnë të janë të importohen më pakë.
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë për këtë periudhë janë vendet e CEFTA-së, me 35.4 për qind për eksport dhe import 24.6 për qind, ndërsa vendet e BE-së marrin pjesë me 20 për qind për eksport dhe 43.0 për qind për import.
India për muajin dhjetor 2015 është vendi në të cilin Kosova ka shitur më së shumti me 16.4 për qind e ndjekur nga Shqipëria me 13.3 për qind, Serbia 10.7 për qind, Maqedonia 9.1 për qind, Gjermania 4.4 për qind dhe Zvicra së bashku me Turqinë me 4.3 për qind.
Ndërsa importi vazhdon të mbetet ende i lartë nga Serbia me 12.7 për qind, pasuar nga Turqia 12 për qind, Gjermania 11.9 për qind, Kina 9.4 për qind, Italia 9.2 për qind dhe Maqedonia me 5.0 për qind. /Kallxo.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit