LAJMI I FUNDIT:

Franca rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë kosovare

Franca rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë kosovare

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet. Ministri Krasniqi e njoftoi ambasadoren për të arriturat në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2015 dhe prioritetet për këtë vit.

Ministri Krasniqi tha se MBPZHR-ja është në përfundim të hartimit të programit të këtij viti, përmes të cilit ai theksoi se kanë zgjeruar mbështetjen për shumë kultura bujqësore në funksion të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë se mëtejme të agrobizneseve vendore. Përmes kësaj mbështetje, ministri tha se po arrijnë që të krijojnë kushte më të favorshme për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, gjë që po ndikon në shtimin e cilësisë dhe konkurrencës së këtyre prodhimeve.

Nga ana e saj, ambasadorja, Maryse Daviet, vlerësoi punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, dhe tha se në fokus do të jetë edhe bujqësia, si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik.


Ajo i dorëzoi ministrit Krasniqi ftesën zyrtare të ministrit francez Stephane Le Foll për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, që mbahet në Paris në këtë muaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Kalo në kategori