Mos të mallkojmë shtetin e Kosovës sepse e kemi bërë këtë shtet që ta zhvillojmë e t’i besojmë dhe kemi qytetarë të cilët e kanë përgjegjësinë e tyre që të japin besimin por edhe të kërkojnë përgjegjësi ndaj atyre që e drejtojnë këtë vend. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në inaugurimin e “Klubit të Prodhuesve” sot në Prishtinë, inaugurimi i të cilit tha se është mënyra më e mirë që të shënohet tetë-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Ne fjalimin e tij para prodhuesve vendor, ai tha se Kosova ka biznese të shkëlqyeshme të cilat mund të jenë konkurruese në tregun evropian.
“Më pëlqen pozitivizmi sepse ne duhet një ditë të kthehemi dhe të flasim pozitivisht për vetveten, mos të mallkojmë këtë shtet dhe këtë vend, sepse e kemi bërë këtë shtet që ta zhvillojmë dhe e kemi bërë këtë shtet që t’i besojmë dhe kemi qytetarë të cilët e kanë përgjegjësinë e tyre që të japin besimin por ed he të kërkojnë përgjegjësi ndaj atyre që e drejtojnë këtë vend. Themelimi i sotëm i këtij klubi të prodhuesve është një akt simbolik edhe i tetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sepse mendoj që është mënyra më e mirë që ne ta shënojmë përvjetorin shumë të madh të Pavarësisë së vendit tonë, përmes fuqizimit privat të prodhimit edhe përmes fuqizimit të ekonomisë sonë”, tha ai.
Ai tha se Qeveria ka punuar që të bëjë reforma të caktuara për nxitjen e sektorit privat, veçmas sektorin e prodhimit. Shefi i ekzekutivit tha se duhet bërë ndryshimin e bilancit tregtar, të eksportohet më shumë dhe të bëhet përgatitje për eksport.
Gjithashtu, Mustafa tha se duhet shfrytëzuar përparësitë që jep nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit, që prodhuesit e Kosovës të jenë konkurrent në tregun evropian, meqë kjo tashmë është e drejtë e tyre.
Ai shtoi se është e nevojë e Kosovës që të përgatiten bizneset e të jenë konkurrent në mënyrë që të marrin pjesë në tregun prej 500 milionë konsumatorëve, kryesisht përmes sektorit të prodhimit.
Ndërsa, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Visar Kelmendi tha se përmes këtij klubi, synojnë të ndryshojnë klimën e të bërit biznes.
“Qëllimi bazë i themelimit të klubit është avokimi në institucionet qeveritare relevante për ndryshimin klimës e të bërit biznes dhe për ndryshimin e infrastrukturës ligjore për një qasje krejtësisht ndryshe”, tha ai.
Astrit Panxha, që është drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, tha se përmes reformave do të mund të ndryshohet ekonomia, ku edhe do të ketë një zhvillim më të qëndrueshëm të saj.
“Ne çka presim si klub është që të ketë një vazhdimësi të këtyre reformave, një sinkronizim të këtyre reformave, si nga Qeveria qendrore, si nga institucionet tjera, në mënyrë që të fillojmë më ndryshimet strukturore të ekonomisë ku do të ketë ulje të papunësisë, rritje te të ardhurave dhe ulje të varfërisë, dhe rrjedhimisht një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, tha ai.
Klubi i prodhuesve të Kosovës është themeluar në nëntor 2015. Aktualisht përbëhet nga nëntë firma të cilat kanë rreth 15 mijë punëtorë, 23 fabrika dhe mbi 50 brende. Është organizatë jo-qeveritare që është themeluar nga disa prej prodhuesve të Kosovës.
Në këtë inaugurim u tha se klubi dëshiron që të krijojë e fuqizojë partneritet me institucionet e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit