Made in Italy është nënshkrimi që e shohim në shumë nga produktet konsumuese dhe të tekstilit në Kosovë. Kualiteti dhe besueshmëria e prodhimeve me këto etiketa, është mjaftë e kërkuar në Evropë. E, gjasat janë që ato të jenë më të pranishme në Kosovë.
Agjencia Italiane e Tregtisë – ITA (Italian Trade Agency – ICE), në organizim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë, përmes një konference për media hapën sot nismën “Expo Sud Italia”.
Ky organizim është i pari i këtij lloji në Kosovë, me qëllim të intensifikimit të raporteve tregtare në mes të dy vendeve.
Kështu, nga nesër e deri më 14 shkurt, “Expo Sud Italia” mbledh dhe pret ekspertë të sektorit dhe konsumatorë, të cilët do të kenë mundësinë të njihen me të rejat që kompanitë e Jugut të Italisë (Calabria, Campania, Sicilia, Puglia) tek prezantojnë në sektorët: veshje, bizhuteri, artikuj për shtëpi, mobilieri dhe ndriçim.
Nisma do të jetë e ekspozuar në qendrat tregtare Ciaoberto, Grand Store, Minimax, Moda Italia në Prishtinë dhe në qendrën tregtare Nertili në Gjakovë,
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Andreas Ferrarese, në konferencën e sotme tha se kjo Agjenci ka për qëllim bashkëpunimin e sipërmarrjeve italiane me ato të Kosovës.
“Ky është një program që ka për qëllim bashkëpunimin e sipërmarrjeve italiane dhe atyre kosovare, e ku në këtë rast përfshihen Shqipëria dhe Kosova”, tha ambasadori italian.
Ferrerese tha se Ambasada që ai e udhëheq do të lejojë viza më afatgjate për biznesmenët që dëshirojnë të udhëtojnë në Itali lidhur me këtë çështje.
Ndërsa, përfaqësuesja e ICE, Manjola Mumajesi, tha se ky program ka për qëllim të promovojë ndërkombëtarizimin e kompanive të vogla.
Përndryshe, nisma “Expo Sud Italia” ka si qëllim krijimin e mundësive të reja për kompanitë pjesëmarrëse në këtë organizim dhe forcimin e bashkëpunimit mes prodhuesve nga Kosova dhe Italia. E gjitha kjo bëhet në kuadër të konsolidimit të raporteve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve.
Vitet e fundit, në Kosovë është shënuar një shkëmbim tregtar gjithmonë e në rritje me Italinë, duke tejkaluar 300 milionë euro dhe me një peshë prej 11 për qind.
Investimet italiane në vend janë në rritje, veçanërisht në industrinë prodhuese, ndërtim dhe tregti. Vijojnë edhe sektori bankar e financiar, transporti, aktivitetet e hotelerisë dhe restoranteve, mjekësia dhe telekomunikacionet.
“Expo Sud Italia” është një vitrinë e cila, në një kohë të limituar, do të prezantojë mundësi të shumta bashkëpunimi dhe me benefite reciproke që dy vendet janë në gjendje të ofrojnë dhe të përftojnë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit