Nën rrezet e diellit të dimrit që po binin mbi tendën me “pak shpresë”, dy grevistë të Fabrikës së Tubave të Ferizajt nuk po e linin vetëm “strehën” në të cilën tash e më shumë se 600 ditë po qëndrojnë. Pasi ishte vikend, pjesa tjetër e grevistëve kishin shkuar për vizitë te familjet e tyre.
Ata hynë në grevë më 27 maj të vitit 2014 ngase Qeveria e Kosovës dhe AKP-ja nuk ekzekutuan vendimin e të gjitha shkallëve të gjykatave kosovare për kompensimin financiar të këtyre punëtorëve në vlerë mbi 25 milionë euro, për shkak të largimit të paligjshëm nga puna në vitet ‘90.
Përveç vështirësive shëndetësore dhe të ftohtit e të ngrohtit nëpër të cilët kaluan e po kalojnë, këtyre punëtorëve u kushtoi mjaft shtrenjtë edhe financiarisht qëndrimi para “dyerve” të ekzekutivit.
Njazi Asllani, nënkryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Fabrikës së Tubave thotë për KALLXO.com se shpenzimet në fillim të grevës ishin mjaft të mëdha.
“Në fillim kemi qenë 45 punëtorë, shpenzimet ditore në fillim arrijshin afër 200 euro, të cilat i siguronim me financimin me vetëkontribut të anëtarëve të sindikatës, dikush ka pasë pensione, dikush ka pasë edhe firmë të cilët kanë dhënë deri në 100 euro, dikush 10 euro, dikush 5 euro, ai që ka punuar e që ka pasë mundësi materiale,” shpjegon Asllani.
Ai tregon se nga 45 grevistë sa ishin në fillim, tash në grevë po qëndrojnë vetëm gjashtë ish-punëtorë, ndërkaq dy të tjerë janë në mjekim shtëpiak.
Jep edhe arsyet pse grevistët tjerë u larguan.
“Numri tjetër i punëtorëve nuk kanë mundur ta përballojnë, disa janë tërhjekë, disa edhe janë punësuar, disa kanë shkuar edhe jashtë Kosovës, por disa të tjerë kanë pasë sëmundje kronike. Më 25 korrik, 20 persona e kanë ndërprerë grevën, pasi qeveria tha se nuk do të mund të bëhet pagesa. Këta që kanë mbetur janë shumë të fuqishëm edhe thonë se nuk do të dorëzohen deri në fund. Këto janë deklarimet dhe synimet e tyre pa i obliguar askush,”rrëfen ai.
Frika nga ndërtesa e qeverisë
Asllani, nënkryetari i sindikatës dhe ish-punëtori i fabrikës, flet edhe për “fqinjën e parë”-ndërtesën e qeverisë. Tregon se njëherë e ka mallkuar.
“Sa herë e shohim ndërtesën e qeverisë frikësohemi se po bjen mbi tendë e po na zë. Lartësia e madhe, na jemi poshtë. Kemi hy shpesh me kërku kontakt nuk na kanë pranuar, ‘e kam nem njëherë, kam thënë prej Zotit ju ardhtë’,” deklaron Asllani për KALLXO.com.
Ndërsa, tendën tashmë shtëpi të tyre në fillim të grevës e kishin pasur gratis, ndërkaq tash Asllani thotë se e kanë blerë.
“Tendën e kena ble me mjetet të vetëfinancimit, sepse në fillim e kemi pasë tendën gratis prej një djali të ish-punëtorit, i cili është në listën që duhet me marrë pagesë. Ai një moment tha nuk mundem më tepër me dhënë në shërbim,” tregon Asllani.
Sipas Asllanit, në kohën sa ishte ai drejtor i prodhimit në këtë fabrikë, ata kanë arritur që të realizojnë kontratë 26 milionëshe për firmën turke”Tekfer”, prandaj ai konsideron se me kolegët grevistë njihet kaherë gjë që i janë bërë sikur anëtarë të familjes.
Më vdiq vëllai pa e parë!
Por përkundër kësaj ai thotë se familja e tij ndjen mungesën e prezencës së tij si kryefamiljar shtëpie.
“Familja ka dhimbje pse unë ndodhem këtu, në anën tjetër edhe mungesë timen, sepse unë jam kryefamiljar, por pa lënë diçka keq nuk mund të bësh një të mirë. Jam detyruar me i sakrifiku obligimet familjare, pak a shumë ka shprehje të mllefit pse jam këtu edhe me anëtarë të familjes, por duhet me i përballu,” shpjegon Asllani fytyra e të cilit tregon zhgënjimin që kanë ish-punëtorët grevistë.
Ata kanë gati dy vjet që po qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, gjendje kjo e cila ka bërë që të humbin edhe ngjarje të rëndësishme në familje.
“Derisa kam qenë në grevë kam pas një rast në mars të vitit të kaluar më ka vdekë një vëlla dhe nuk kam qëndru më tepër sesa që është kryer e pamja, por në momentin e vdekjes nuk kam mundë me qenë afër vëllait,” thotë Asllani.
Ai bën me dije se asnjë punëtor i fabrikës nuk ka vdekur që nga nisja e kësaj greve, por gjatë grevës së parë të këtyre punëtorëve tregon se ka vdekur njëri prej tyre.
Asllani nuk ka shënime të sakta se sa punëtorë të Fabrikës së Tubave kanë vdekur që nga koha kur u larguan paligjshëm nga puna dhe po kërkojnë kompensimin financiar.
Ai megjithatë jep një shifër prej 300 punëtorëve të fabrikës që thotë se kanë vdekur.
Tregon edhe rastin e një punëtori që prishi shtëpinë e vjetër me shpresën për ta ndërtuar të renë me paratë e kompensimit, një gjë që ende nuk ka mundur ta bëjë.
“Një punëtor e ka prishur shtëpinë me mendimin që pasi t’i marrin paratë të ndërtojnë shtëpinë e re, dhe tash pasi nuk u realizua pagesa ai ka dalë të jetojë me qira,” shpjegon Asllani fatin e kolegut të tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi