Italia ka një problem të madh me bankat. Me BE Italia tani ra dakord për ngritjen e Bad Banks për kreditë e këqija. A mund t’i zgjidhin ato vërtet problemet?
Italia nuk është më problemi i Evropës, ajo i ka bërë detyrat e shtëpisë, tha Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi të premten (28.01.), pas një takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Por me siguri që me këtë ai nuk ka pasur parasysh tatëpjetën gjigante në të cilën ndodhen bankat italiane. Deri 40 për qind vlerë kanë humbur aksionet e bankave italiane që prej fillimit të vitit. Rreth 17 për qind e të gjitha kredive, sipas llogarive të Zyrës Mbikëqyrëse të Bankave, EPA janë të këqija, kërcënojnë humbje në shumën 200 miliardë dollarë, ky është niveli më i lartë në 20 vitet e fundit.
Problemi prek jo vetëm sektorin bankar, por paralizon të gjithë ekonominë italiane, thotë Jörg Kramer, kryekonomist i Commerzbank. Edhe politika më e lirshme e parave e Bankës Qendrore Evropiane, në një situatë të tillë kalon pa efekt. “Kur bankat vetë kanë shumë kredi të pambuluara, atëherë ato as nuk u japin para sipërmarrjeve”, i thotë Krämer DW.
Për ta vënë nën kontroll problemin, Italia ra dakord pas negociatave të gjata me Komisionin Evropian që të ngrejë një Bad Bank. Më saktë: shumë Bad Banks (bankat e këqija) – për çdo institut financiar me probleme të ngrihet një bankë të tillë. Në këto shoqëri ad hoc bankat mund të përcjellin kreditë e tyre të rrezikuara dhe t’i garantojnë ato nga shteti.
Pasi ky plan u bë i ditur të mërkurën, aksionet e bankave të Italisë humbën edhe më tej vlerë. Ky është një sinjal, se kjo zgjidhje nuk është biletë për të udhëtuar falas në kurriz të takspaguesve. Por mënyra si po veprohet, është përkundrazi “e bazuar fort në ekonominë e tregut”, thotë Thomas Hartmann-Wendels, Drejtor i Institutit të Ekonomisë Bankare në Universitetin e Këlnit. “Kreditë nuk merren përsipër për t’u garantuar me çmimet fillestare, por me çmimet e tregut. Kjo është shumë më pak dhe bën që bankat t’i kuptojnë vetëm tani humbjet.”
Kësaj i shtohet edhe që bankat duhet t’i paguajnë shtetit një prim për riskun. “Pra nuk kemi të bëjmë me dhuratë bankave”, thotë Hartmann-Wendels, “por bankat duhet të paguajnë për gabimet e tyre të së shkuarës. Ato dalin tani në pah dhe prandaj janë të frikësuara tregjet”.
Por edhe nëse Bad Banks krijohen sipas planit në fund, problemet e Italisë nuk zgjidhen me to. “Me Bad Banks vërtet që heq qafe barrat e vjetra,” thotë Hartmann-Wendels, “por vetëm kjo nuk garanton një të ardhme më të mirë”. “Në Itali ka stanjacion në reformat ekonomike dhe politike, shpenzime shumë të larta për pagat, një produktivitet në stanjacion dhe një administratë publike shumë joefikase”.
Vetëm me anë të reformave do të përmirësohet gjendja e sipërmarrjeve italiane, beson Krämer dhe do të pakësohet numri i kredive të këqija. Kryeministri Renzi e sheh veten si reformator të bindur. Por në Berlin ai kërkoi në drejtim të Komisionit Evropian më shumë zhdërvjelltësi ndaj deficitit buxhetor, sepse ai dëshiron të shpenzojë më shumë para se ç’qe planifikuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi