LAJMI I FUNDIT:

Kultivuesit e mollëve mirënjohje për ministrin Krasniqi

Kultivuesit e mollëve mirënjohje për ministrin Krasniqi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtorin e Kooperativës Bujqësore ‘Agrokovraga’, Nazmi Blakajn, si dhe përfaqësuesin e Shoqatës së Pemëtarëve ‘Pema’, Safet Blakaj të cilët me këtë rast i dorëzuan ministrit Krasniqi një mirënjohje për mbështetjen e dhënë për sektorin e pemëve drufrutore.

Ministri Krasniqi duke u shprehur i nderuar me këtë mirënjohje tha se mbështetja për pemët është prioritet, pasi bashkë edhe me perimet, konsiderohet si një prej sektorëve strategjik në vend.

Duhet theksuar se përveç përkrahjes me grante, për pemët ministria nga viti i kaluar ka filluar aplikojë mbështetjen edhe përmes subvencioneve nga 400 euro për hektar.


DSC_3856

Ministri shtoi se buxheti por edhe format e tjera të përkrahjes për pemët në përgjithësi do të rritet, duke synuar që të shtohet sa më shumë prodhimi qoftë për konsum por edhe për përpunim.

Nga ana e tyre, drejtuesit e shoqatës dhe kooperativës theksuan se mbështetja nga ministria ka qenë një prej faktorëve kryesorë që sektori i pemëve në Kosovë është zhvilluar. Ata u shprehen mjaftë të kënaqur edhe më tregun e mollës dhe pemëve të tjera drufrutore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Kalo në kategori