LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Kosovar për Raportim Financiar mban takimin e parë

Këshilli Kosovar për Raportim Financiar mban takimin e parë

Këshilli Kosovar për Raportim Financiar sot mbajti takimin e parë me ministrin e Financave Avdullah Hoti për vitin 2016, ku u diskutua për punën e Këshillit për vitin 2015 si dhe për planet dhe sfidat për vitin 2016.

Pjesëmarrësit në këtë takim biseduan për harmonizimin e Udhëzimeve Administrative me direktivat e BE-së dhe praktikat më të mira të Mbretërisë së Bashkuar, përkatësisht të Shoqatës së Kontabilistëve (ACCA), në sferën e licencimit të auditorëve ligjorë dhe firmave të auditimit ligjorë.

Njëkohësisht është diskutuar për harmonizimin e kërkesave ligjore me direktivat e BE-së mbi raportimin financiar të ndërmarrjeve të mëdha, publikimin e pasqyrave financiare, për amandamentimin e ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, licencimin e auditorëve dhe shoqatave profesionale, si dhe për fillimin e aktiviteteve në fushën e kontrollit të cilësisë.


Ministri i Financave Avdullah Hoti u shpreh se “raportimi i rregullt financiar i bizneseve në Kosovë është një sukses i punës së Bordit dhe i Sekretariatit të KKRF-së, por edhe i Ministrisë së Financave, si dhe jemi në rrugë të mbarë në realizimin e objektivave në vitet në vazhdim”.

“Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Financave sa i përket krijimit të kushteve sa më të mira për bizneset për hartimin e pasqyrave financiare, si dhe dorëzimin e tyre në mënyrë të rregullt në KKRF, me synim të kontributit në besueshmërinë dhe transparencën e pasqyrave financiare”, shtoi Ministri Hoti.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar Gem Maloku pas prezantimit të Raportit të punës së Bordit për vitin 2015 si dhe planin dhe sfidat e vitit 2016 tha se “Bordi ka gatishmërinë e tij për të punuar në krijimin e standardeve cilësore raportuese jo vetëm për ndërmarrjet e mëdha por për ndërmarrje të mesme dhe të vogla, ku për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla do të kemi edhe angazhime të tjera”.

Gjithashtu ai theksoi se “Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar është i përkushtuar edhe në fillimin e aktiviteteve të kontrollit të cilësisë të punës së auditorëve ligjorë, firmave të auditimit ligjorë dhe shoqatave profesionale”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Kalo në kategori