Doganat e Kosovës për dy muajt e parë të këtij viti ka realizuar mbi 99 milionë euro të hyra apo 18 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak – kur ishin 81 milionë euro.
Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna tha për KosovaPress se rritja e të hyrave vjen si rezultat i rritjes së akcizës në duhan, rritjes së TVSH-së dhe luftimit të kontrabandës dhe evazionit fiskal.
Rafuna tha se nuk ka të dhëna se sa është vlera e kontrabandës për një vit, pasi sipas tij kjo është e pamundur të dihet.
Nga ana tjetër, ish ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë se Qeveria nuk po e lufton evazionin fiskal ngase deri më tani nuk ka pasur ndonjë program për luftimin e evazionit fiskal.
Lulzim Rafuna, drejtor i Doganave, ka treguar disa prej indikatorëve që dëshmojnë në rënien e kontrabandës.
Si fakt, sipas tij, në veri ka shtrenjtim të mallrave të konsumit.
“Është ngritja e çmimeve e atyre mallrave të konsumit në veri. Indikacioni i dytë është fillimi i shitjes së mallrave nga pjesa jugore në pjesën veriore, që nuk ka ndodhur asnjëherë deri në vitin e kaluar”, ka thënë Rafuna.
Ai po ashtu ka treguar edhe indikatorët të tjerë që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave, që sipas tij janë akciza në duhan dhe rritja e TVSH-së.
Ai po ashtu tha se nuk mund të dijë se sa është vlera e kontrabandës pasi sipas tij është e pa mundur të dihet shifra e saktë.
Anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Besa Gaxheri mendon se me ndryshimet e pakos fiskale dhe me ngritjen e doganave në veri kontrabanda ka rënë pak.
Por ajo mendon se ka hapësirë të mjaftueshme të luftohet kjo dukuri.
Po ashtu Gaxheri tha se duhet të luftohet evazioni fiskal edhe përbrenda e jo vetëm në kufij.
E kjo sipas saj mund të behët përmes mekanizmave ligjorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Më 6 shkurt mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë, në shumën prej 20 milionë euro
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale